Veliaj pas skandalit të fluturimeve të Ramës? Berisha: Udhëtonte në mënyrë frekuente drejt Iranit

Premte, 28 October 2022 14:16
 

Kryetari demokrat, Sali Berisha tha sot se afera e fluturimeve me çarter të Edi Ramës është një superskandal.

“Nuk ka rëndësi kush ia nxori të dhënat, Erion Veliaj apo Homeland, ky është superskandal,” tha Berisha, duke nënkuptuar se pas kësaj rrjedhje mund të qëndrojë kryebashkiaku i Tiranës.

 
 
 
 
 

“Nuk mund të mashtrojë, nuk mund të gënjejë, të gjitha këto janë të nxjerra nga TIMS-i.

 
 
 
 

Ia nxori Homeland, apo Erion Veliaj, ky është problem tjetër, nuk ka rëndësi për mua. Rëndësi ka qe është dokumenti i abuzimit më të madh pas djegësave të këtij njeriu në detyrë. Nuk ka skandal më të madh. Ky superskandal tregon më së miri psikologjinë antiqytetare të këtij njeriu.

 
 

Kur pashë këtë listë, m’u rikujtua parlamenti i vitit 1991. Në atë parlament, një deputet i PPSH u shpreh: kam qenë i verbuar nga këta njerëz. Nuk kam besuar kurrë se familja Hoxha mund të kishte një dynym qilima, që familja tjetër mund të kishte pishinë. Por u garantoj se ata së bashku, nuk bënin më shumë se 7-8 milionë.

Kurse ky vetëm udhëtime ka shpenzuar të paktën 22 milionë euro, sipas të dhënave të fundit të fluturimeve. Qytetarët do flasin, ndaj e ftoj të japë dorëheqje dhe të mos presë protestën,” tha Berisha.

Sipas tij, Erion Veliaj ka udhëtuar në mënyrë të vazhdueshme drejt Iranit.

“Udhëtimet e Erion Veliajt në Iran gjatë kohës që kam qenë kryeministër, kanë qenë frekuente sipas agjencive partnere. Se cila është lidhja e tij me Teheranin, nuk kam arritur ta zbuloj.

Di që edhe Edi Rama ka bërë udhëtim, por në atë rast ka qenë një mbledhje e Internacionales Socialiste.

Se çfarë dimensioni kanë lidhjet e Erion Veliajt dhe a janë biznesi, lidhje biznesi, apo lidhje të tjera, këtë nuk e di. Di që ai bënte udhëtime. Ishte politikani i vetëm shqiptar që bënte udhëtime frekuente në Teheran,” tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...