Media amerikane: Mbi 2% e meshkujve të rritur shqiptarë kanë hyrë në Angli me gomone

Diel, 30 October 2022 09:54
 
Një fakt i tillë, sqaron Breitbart, pohohet nga zyrtarë të lartë të kufirit anglez. 
Dan O'Mahoney, posti i të cilit si komandant i kanalit britanik për kalimet klandestine u krijua në vitin 2020 nga Sekretarja e atëhershme e Brendshme, Priti Patel si një nga iniciativat e shumta që synonte ta bënte atë të duket sikur qeveria konservatore po bënte në të vërtetë diçka për situatën gjithnjë në përkeqësim, bëri komentet për Komisionin e Çështjeve të Brendshme të Dhomës së Komunëve. 
"Thjesht për ta vënë këtë në kontekst, ai numër prej 10 mijë është ndërmjet, në varësi të mënyrës se si e klasifikoni, midis një dhe dy për qind të të gjithë popullsisë së rritur mashkullore të Shqipërisë që kanë udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla", tha ai.

Më pas ai sqaroi se i referohej grupmoshës së popullsisë shqiptare nga 20 në 40 vjeç, sipas The Times. 

Shefi i kufirit ia dedikoi këtë rritje "eksponenciale" kriminelëve organizuar shqiptarë me 'bazë' në Francën veriore duke lehtësuar lëvizjen e emigrantëve shqiptarë, duke pranuar se një "numër i madh" prej tyre "po bëjnë lojëra qëllimisht me sistemin" dhe nuk janë refugjatë apo viktima legjitime të skllavërisë moderne të trafikimit, sicc pretendojnë ata. 

Ndërsa mundohej të thoshte se ishte i vetëdijshëm për një "komunitet shumë të fortë dhe të gjallë shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar që jep një kontribut të madh për vendin tonë", zyrtari vazhdoi të pranojë se "ana e kundërt" e kësaj është "një sasi e madhe kriminaliteti shumë të dëmshëm, serioz dhe të organizuar në Britani të kryer nga bandat kriminale shqiptar". 

Në të vërtetë, shqiptarët u bënë popullsia më e madhe e huaj në burgjet britanike në vitin 2020, pavarësisht se vendi ballkanik me shumicë myslimane ka një popullsi totale prej më pak se 3 milionë banorë, krahasuar me mbi 1 miliard për Indinë dhe mbi 200 milionë për Pakistanin. Dy vende këto me diasporë të madhe dhe të themeluar prej kohësh në Britani. 

Kryetarja e Komisionit të Ccështjeve të Brendshme e pyetur se sa emigrantë që kërkonin azil në Britani pasi mbërritën me varkë u ishin pranuar aplikimet e tyre në vitet e mëparshme, tha se shifra për vitin 2021 ishte befasuese, 85%, pavarësisht faktit se ata kishin mbërritur përmes vendeve të sigurta europiane. 

I shtyrë mbi këtë shifër të jashtëzakonshme nga një tjetër deputet në komision, zyrtarja zbuloi më tej se 96% e kërkesave për azil të paraqitura nga migrantët me varka nuk ishin plotësuar - kështu që shifra e pranimit prej 85% i referohej vetëm 4% të aplikantëve të vitit 2021. 

Në mënyrë specifike për sa i përket azilkërkuesve shqiptarë, u raportua më herët në tetor 2022 se Britania kishte një sjellje të butë, duke pranuar 52% të kërkesave, Franca pranoi vetëm 8%, ndërsa Gjermania me Suedinë, të njohura për rregulla të forta kufitare, nuk kanë pranuar asnjë kërkesë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...