Pedagogët pritet të nisin sot grevën e urisë, afat qeverisë deri në orën 16:00

E mërkurë, 02 November 2022 08:20

 

Pedagogët pritet të fillojnë pasditen e sotme, në orën 16:00, grevën e paralajmëruar të urisë, në rast se Qeveria deri në atë orë nuk do të reagojë për t’u dhënë zgjidhje kërkesave të tyre.

Bëhet fjalë për kërkesat që ata i kanë paraqitur në një peticion më 30 gusht të këtij viti, për të cilat theksojnë se janë me karakter ekonomik.

 

Dy ditë më parë, në protestën e fundit, Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve të Universiteve, Aleksandër Kovaçi, iu drejtua pjesëmarrësve me këto fjalë:

“Atëherë pasi e pritëm tre vite, pasi i lamë dy muaj kohë për të reaguar që nga 30 gushti, i lemë qeverisë shqiptare dhe dy kohë, deri të mërkurën për t’i dhënë rrugë zgjidhjes së kërkesave tona.

Përndryshe, të mërkurën, datë 2 nëntor 2022, ora 16:00, të gjithë të jemi këtu së bashku në sheshin e Lëvizjes Universitare, përpara UPT në shenjë solidariteti për të gjithë ata bij e bija patriotë që kanë marrë përsipër këtë akt ekstrem të rezistencës paqësore me synim shpëtimin e Arsimit të Lartë nga shkatërrimi dhe Shqipërisë, nga shpopullimi.”

Kovaçi vërejti se "lëvizja jonë universitare është e pastër intelektuale dhe si e tillë nuk mund të ketë kompromis për kauzën e drejtë. Ajo vetëm duhet realizuar. Ajo nuk është e mbështetur apo e sponsorizuar as nga rublat ruse që thotë dikush, por ama as nga lirat turke apo juani kinez, as nga lloj tjetër. Por as nga paratë e pista të oligarkisë shqiptare që ka kapur politikën. Ajo ka pasur mbështetjen e të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në protestat tona apo ata që kanë qenë me shpirt me të.

...Por deri tani qeveria ka treguar se nuk ka veshë për të dëgjuar kërkesat tona, nuk ka sy për të parë dhe as ndjenjë e dëshirë për të reaguar e komunikuar në zgjidhjen e çështjeve themelore. Si gjithmonë, afron zgjidhje kozmetike dhe ato më shumë në trajtë premtimesh për sa kohë nuk janë shoqëruar me akte normative. E më keq akoma afron intimidime.

Në këto kushte, pas një diskutimi të gjatë me përfaqësuesit e sindikatës, stafe të ndryshme akadamike, është propozuar të kalohet në protestë në trajtën e grevës së urisë apo të ngujimit si e vetmja formë e lëvizjes paqësore që e lejon edhe ligji që në këtë fazë mund të bëjë efekt për të sensibilizuar opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, që të detyrojë qeverinë dhe politikën shqiptare në terësi që të vendosë arsimin si prioritet.”

ÇFARË KËRKOJNË PEDAGOGËT?

Në vijim, peticioni i tyre drejtuar qeverisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...