Një tjetër deputet ‘i grupit Alibeaj’ i bashkohet PD-së

E mërkurë, 02 November 2022 19:30

Ka qenë sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ai i cili e ka bërë të ditur.

 
 ‘Ashtu si në Durrës dhe Kurbin, bashkimi do të vijojë në të gjithë Shqipërinë’, shkruan Noka.
 

Deklarata e Partisë Demokratike:Demokratët, ashtu si në Durrës, Mirditë dhe Peqin, bashkohen edhe në Kurbin.

Deputeti Kastriot Piroli dhe ish-Kryetari i PD në Laç Behar Axhiu iu bashkuan  Partisë Demokratike.

I pranishëm në selinë e PD Kurbin, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka theksoi se bashkimi do të ndodhë në të gjithë Shqipërinë.

‘Kjo është një mbledhje që i bashkon demokratët. Demokratët janë bashkë dhe kanë vetëm një qëllim, të përballemi me dhe të mundim regjimin për t'i kthyer pushtetin lokal qytetarëve. Motoja e çdo demokrati sot është, të bashkohemi, të jemi bashkë për t'i dhënë shpresë vendit.

Sot në Kurbin jemi bashkë dhe demokratët e Kurbnit kanë një arsye më shumë se ne kemi një arsye më shumë për të mundur Edi Ramën. Bashkinë nuk mund ta lëmë më në duart e bandës së pushtetit. Ia falëm të gjitha pushtetet Edi Ramës, kemi vuajtur shumë për këto gabime, jo tuajat dhe unë e ndjej detyrim t'ju kërkoj ndjesë edhe nga gabimet tona në këto vite opozitë, sepse ju nuk e keni merituar të rrimë pa përfaqësim dhe pa pushtet vendor kur pushteti vendor është shumë i rëndësishëm dhe fryma është ndaj Partisë Demokratike.

Me këtë bashkim po shkojmë drejt rrugës së fitores ky mesazh do të rrezatojë në të gjithë Shqipërinë. Në Durrës u dha sinjali i madh i bashkimit. Sot jemi në Kurbin dhe do ta vazhdojmë në të gjithë Shqipërinë’, tha Noka.

Bashkimi i bazës demokrate është një sinjal i mirë në një prej proceseve demokratike të PD, të Primareve.

Më herët edhe deputetja e Qarkut Lezhë Elda Hoti iu bashkua shumicës së demokratëve.

Modifikuar më E mërkurë, 02 November 2022 19:33

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...