'Greva e urisë, alarm i kuq'/ Kovaçi-Ramës: S'jemi çetë, por intelektualë! Ti je diktator që shantazhon pedagogët

E mërkurë, 02 November 2022 21:31
 
 

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, në një deklaratë për mediat para nisjes së grevës së urisë, deklaroi se politika ka hyrë thellë në arsim ndërsa theksoi se po shantazhohen, po përbalten dhe po intimidohen nga diktatura e Edi Ramës.

Aleksandër Kovaçi u shpreh se greva të cilën kanë paralajmëruar është një alarm i kuq të cilin Rama ka vendosur mos ta shikojë. Ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndalojë përbaltjen ndaj intelektualëve të vendit ndërsa shtoi se nuk tërhiqen. 

 "Shtrëngimi i dhunshëm i politikës po intimidon, kërcënon e shantazhon kolegët tanë teksa po marrin hapin sublim të grevës së urisë. Mosreagimi në nivel të intelektualëve është plaga më e madhe e Shqipërisë që shkon në dimensionin e një katastrofe sociale

Kjo protestë dhe ky përshkallëzim është një moment i shtresës më të lartë shoqërore që po përballet me të drejtat e mohuara dhe shtrëngime të dhunshme që krijon një trysni të paimagjinueshme diktatoriale në arsim e kudo.Zoti Rama, ajo që me cinizëm e quajtët çeta e pedagogëve është njësi e dritës që përdor forcën e argumentit dhe jo argumentin e forcës. Çeta për të cilën flisni përfaqëson mbi 70 për qind të firmëtarëve të kësaj iniciative.

Do i qëndrojmë kauzës tonë deri në fund edhe me grevë urie. Alarm i kuq që ju nuk doni që ta shikoni. Ndaloni përbaltjen, po ushtrojmë një të drejtë kushtetuese. Greva jonë është e drejtë e ligjshme që forcon dinjitetin e profesionit."-tha Kovaçi.

Modifikuar më Premte, 04 November 2022 08:39

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...