Detajet e negociatave/ Berisha: Alibeaj nuk pranoi primaret dhe statutin e 11 dhjetorit

Premte, 04 November 2022 08:33

 

Kreu i PD-së, Sali Berisha i ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora tha se grupi i Alibeaj nuk bëri marrëveshje pasi nuk pranoi 11 dhjetorin dhe primaret.

Ai u shpreh se PS-aj e ka zhdukur tashmë votën, ndërsa demokratët kanë kërkuar primaret për të vendosur vetë për ata që do t’i përfaqësojnë.

 

Sali Berisha: Do të punojmë me aleatët e tjerë që të arrijmë në marrëveshje. Ata në PD janë një grup i vogël. Kur ne qëndrojmë të hapur, sikurse e ka thënë Alibeaj shkaku ka qenë kuvendi i 11 dhjetorit dhe primaret. Këtu ndahemi me çdo njeri, sepse primaret janë sanksione ndaj Sali Berishës dhe PD-së.

Krahu tjetër ka zhdukur votën. Asnjë shqiptar nuk mund të ndihet i qetë kur PS-ja nuk voton, sepse historia ka vërtetuar se këto forca mund të bëhen terroriste. Në Britani u ndërruan krerët e partive dhe kryeministrat në mënyrë demokratike dhe votë. Çdo demokrat duhet t’i mbështesë primaret. Anëtarët e partisë duan që të vendosin për ata që i përfaqësojnë.

Modifikuar më Saturday, 05 November 2022 08:57

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...