Berisha: Protesta e 12 nëntorit do të jetë e paparë ndonjëherë në Tiranë. Kemi një armik përballë!

Diel, 06 November 2022 03:56
 
 
 

Sipas Berishës, protesta e 12 nëntorit do të jetë e paparë ndonjëherë në Tiranë pasi kemi një armik përballë.

Berisha: PD është e angazhuar kryekëput në dy veprimtari të një rëndësie të jashtëzakonshme. E para, në një protestë të fuqishme, të paparë ndonjëherë në Tiranë. Të paparë ndonjëherë në Tiranë sepse kurrë në 30 vite ju banorë të Kombinatit, të Astirit, të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë nuk keni patur në krye të qeverisë një armik të qenies tuaj. Një armik të identitetit tonë kombëtar. Një armik të fëmijëve tuaj, të shkollimit tuaj, një armik të shëndetit të secilit prej jush dhe të çdo shqiptari. Dhe kjo, jo vetëm ka shkatërruar sistemin e drejtësisë, jo vetëm se njeriu që ju premtoi ju shërbim shëndetësor falas me politikat që ka ndjekur ka bërë që ju të paguani sot për shërbimin shëndetësor më shumë se të gjithë qytetarët e tjerë të Europës. Jo vetëm për këto, por edhe faktin se këtë qytet ku ju jetoni e ka shndërruar në më të ndotur se kurrë në historinë e tij, këtë qytet ku ju jetoni, ku rrisni fëmijët tuaj, ku ndërtoni jetën, e ka shndërruar me lejet e ndërtimit dhe faktorë të tjerë në qytetin e 250 më të ndotur të botës.

Modifikuar më Diel, 06 November 2022 13:08

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...