Afera e Portit të Durrësit/ Meta: Do të ketë pasoja katastrofike për vendin

Tuesday, 08 November 2022 12:30

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar se me projektin e ri të Portit të Durrësit mund të ketë pasoja katastrofike për ekonominë e vendit.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se pjesë e këtij projekti është bërë dhe një kompani tjetër offshore nga Dubai.

 

“Nuk ka asnjë informacion apo transparencë që do të parandalonin dëmet e miliona eurove për qytetarët shqiptarë.

Në 27 tetor, sipas akteve të qeverisë, na shfaqet si investitore dhe një kompani tjetër me bazë në Dubai, e themeluar në 2015-ën, një kompani offshore. Është e qartë se kjo është aferë tipike mafioze kundër interesave kombëtare, strategjike edhe në drejtim të sigurisë kombëtare dhe të pozitës së Shqipërisë sa i takon rolit të saj sa i takon zhvillimit ekonomik të gjithë rajonit.

Është aferë që mund të rezultojë me pasoja katastrofike për vendin dhe për mungesën e zhvillimit të së ardhmes dhe për vetë financat publike. Ndaj Partia e Lirisë do të investojë më tej dhe do të bëjë përgjegjëse çdo autoritet”, tha Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...