12 nëntori/ Ambasadorja e Francës: Shqiptarët popull i lirë, e drejtë të protestojnë

E Enjte, 10 November 2022 12:45
 
 

Shqiptarët janë popull i lirë dhe kanë të drjetë të protestojnë! Ky është qëndrimi i ambasadores së Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq në lidhje me protestën e thirrur nga opozita në 12 nëntor. E pyetur për amnistinë fiskale, ambasadorja franceze u shpreh se pasojat janë paralajmëruar në Progres Raportin e BE për Shqipërinë.

Pak ditë përpara mbajtjes së protestës kombëtare, të thirrur nga opozita në 12 nëntor, ka reaguar ambasadorja e Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq.

 Në një deklaratë për mediat nga Korça, diplomatja franceze u shpreh se nuk komenton zhvillimet politike të brendshme në Shqipëri, por shtoi se shqiptarët kanë të drejtën të protestojnë. 
"Nuk kam asnjë koment për çështjet e politikës së brendshme. Shqipëria është një vend i lirë dhe njerëzit kanë gjithmonë të drejtë të manifestojnë", tha ajo. 

Teksa në Kuvend diskutohej paketa fiskale dhe buxheti i vitit 2023, ambasadorja Franceze rikonfirmojë qëndrimin e Bashkimit Europian në lidhje me pasojat që do të ketë vendi, nëse qeveria miraton amnistinë fiskale.

"Sa herë përmendet fjala amnisi fiskale në raport? Në raport thuhet katër herë që në rast miratimi të amnistisë fiskale kjo gjë nuk do të ishte aspak e favorshme. Por unë sa i takon pasojave që doni të dini ju, unë nuk jam personi i duhur që mund t'ju përgjigjet", tha Barsacq.

Ambasadorja foli edhe për emigrantët shqiptarë që përdorin territorin francez për të shkuar ilegalisht në Angli. Për këtë çështje, ambasadorja u shpreh se i takon Bashkimit Europian të diskutojë për masat.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...