Inceneratori i Elbasanit/ Këlliçi: Mbyllja e hetimit shpëton Ramën dhe Agaçin! Mesazhi i SPAK, nuk ka drejtësi

E Enjte, 10 November 2022 15:01

 

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar pas njoftimit të SPAK se është drejt mbylljes së së dosjes së inceneratorit të Elbasanit, ku sipas tij po shpëton kryeministrin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm Engjëll Agaçin.

‘Ky është mesazhi që SPAK i çon shqiptarëve: Nuk ka drejtësi. Ju bëj thirrje të shpëtojmë vendin! Kryetar gjykate është Edi Rama’, shkruan Këlliçi në Facebook.


Postimi i plotë:

 

SPAK drejt mbylljes së dosjes së inceneratorit të Elbasanit, shpëton Ramën dhe Engjëll Agaçin.

Ky është mesazhi që SPAK i çon shqiptarëve: Nuk ka drejtësi.

Ju bëj thirrje të shpëtojmë vendin! Kryetar gjykate është Edi Rama.

Agaçi mblodhi 14 firma në një ditë për një procedurë të sajuar. Inceneratori i Elbasanit ka dëm ekonomik të provuar. Kostoja e ndërtimit 2.5 herë më e lartë se tregu. 120-150 mijë euro në muaj të mbahet ndezur. Deri në 2 milionë euro në vit. Masakër me euro.

Po legalizojnë korrupsionin.

Duhet t'i japim fund këtyre fundërrinave! Pasnesër të gjithë në këmbë! Të shpëtojmë këtë vend ose do mbetemi si nomadë rrugëve të botës!

Tani mbetet në dorë të shqiptarëve.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...