Mega-skandali/ Meta: Porti i Durrësit nuk dihet se në duart e kujt ndodhet

Premte, 11 November 2022 08:47

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, denoncoi sërish në një konferencë për shtyp mega-aferën e Portit të Durrësit.

Meta tha se prona më e rëndësishme strategjike e vendit nuk dihet se në duart e kujt ndodhet, pasi nuk njihen pronarët.

 

“1. Porti i Durrësit, e provuar me dokumentet zyrtare, me vendimin e dokumentit të investimeve publike. I është dhënë kompanive offshore të regjistruar në ishujt Virgine të Britanisë. Pra, prona strategjike më e rëndësishme e Shqipërisë nuk dihet në duart e kujt ndodhet, pasi nuk njihen as pronarët dhe as kapitalet e origjina e tyre.

2. Edi Rama në vend të kompanive prestigjioze europiane që mund të merrnin pjesë në një tender të hapur dhe transparent, ashtu sikurse Bashkimi Europian ka kërkuar, ka zgjedhur kompanitë offshore. Ardhja e kompanive europiane prestigjoze do të kishte qenë jo vetëm një mundësi realizimi të projektit me një transparencë dhe standarde evropiane, por do të ishte edhe një sinjal i fortë për të tërhequr investime të tjera serioze.

3. Edi Rama gënjeu dhe mashtroi publikisht dje në Parlament, kur tha që shteti nuk do të paguajë asgjë për Portin e Durrësit. E vërteta është krejt e kundërta, shteti shqiptar e ka përjashtuar këtë projekt nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, si dhe taksa e strehimit social duke i hequr financave publike qindra miliona euro.

4. Gjithashtu shteti ka vënë në dispozicion 812 mijë metra katrorë pa pagesë ndërkohë që dihet vlera e jashtëzakonshme që ka kjo sipërfaqe dhe që shkon në qindra miliona euro të tjera.

5. Gjithashtu shteti ka vënë në dispozicion fond për shpronësim, pra që do të thotë pra miliona euro të tjera dhe sipërfaqe të tjera toke shtesë të këtij projekti.

6. Është e qartë që me pronarë offshore dhe me qindra leje ndërtimi për pallate në atë zonë pra Edi Rama kërkon të realizojë amnistinë e parave të pista dhe të shpërblejë të gjithë segmentet mafioze që e kanë mbështetur në shitblerje dhe manipulimin e zgjedhjeve,” tha Meta.

Modifikuar më Premte, 11 November 2022 10:52

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...