Meta: Rilindja e bananeve të drogës po shpopullon vendin, të shporret! Rama do dalë para drejtësisë

Saturday, 12 November 2022 18:33

Kreu i PL, Ilir Meta, në foltoren e protestës para kryeministrisë deklaroi se qytetarët kanë të drejtën e tyre të shporrin qeverinë e Ramës që po i grabit çdo ditë e më shumë.

Meta tha se Rilindja nuk ka mbajtur asnjë premtim që ka dhënë kur erdhi në qeveri ndërsa shtoi se jemi ndër të parët në botë për korrupsionin. Meta tha se bananet e drogës po pushtojnë vendindhe Europën. 

 
 

“Nga lufta veç ai largohet që është lindur tradhëtor. Nga charteri luksoz, shumë shpejt Rama do jetë para drejtësisë sipas firmave që ka hedhur vetë ai. jeni ju që e mbani këtë vend në këmbë me djersën dhe sakrificat tuaja.

 

Jeni ju që keni të drejtë t’i kërkoni llogari qeverisë. Jeni ju që e mbani qeverinë me taksat që paguani. Jeni ju që keni të drejtën të shporrni qeverinë kur drejtuesit e saj grabisin.

Rilindja ka një agjendë, shpopullimin e shkombëtarizimin. Rilindja bëri të kundërtën e premtieve që bëri kur erdhi në pushtet.

Sot jemi ndër të parët në botë për korrupsion e për ryshfet. Shtëpia e tyre nuk është Shqipëria. Drejtësia e Rilindjes dënon me burg qytetarët që me pensione nuk paguajnë dot energjinë.

Qeveria vjedh miliarda me energjinë që prodhohet. E importojnë shumë herë më shtrenjt. Arrestojnë të moshuarën në Vlorë për një kotec pa leje.

Legalizimi falas që premtoi e bëri vetëm për më të fortët. Për të dobëtit zgjodhi ruspat, për tiu shembur shtëpitë dhe nuk ia kurseu gazin helmues nënave me fëmijë.

Bananet e drogës janë importi më i madh në Shqipëri dhe po përmbysin Europën.”-tha Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...