Rama mohon në “The Sunday Times” lidhjen financiare me Blair

Hënë, 14 November 2022 08:56

 

Në kulmin e polemikave që kanë shkaktuar përgjigjet e forta që i kadhënë sekretares së shtetit britanike Suella Braverman, Edi Rama ka mohuar zërat se ai këtë e ka bërë më yshtjn e ish kryeministrit laburist Tony Blair. Madje në një bisedë telefonike me me gazetën e qëndrës së djathtë “The Sunday Times” kryeministri shqiptar ka pohuar se ai nuk ka asnjë mardhënie financiare as me Blair dhe as me ish spin doctor-in e tin Alister Cambell.

“Sa herë që dua këshilla, pyes Tonin,” shtoi ai. “Toni na ka ndihmuar, por ai kurrë nuk mori asnjë qindarkë nga qeveria jonë. Ai kurrë nuk kërkoi të paguhej. Kurrë”, i tha ai gazetarit britanik Matthew Campell, i cili e ka intervistuar atë më parë në Tiranë ndërsa tani ka bërë një portret të gjatë të tij.


Por duket se Rama i ka thënë gazetarit se ai nuk ka komunikuar me miqtë dhe ish idhujt e tij për krizën e fundit të emigrantëve, me qëllimin për ti vënë kështu kapak aludimeve se ai ka ndërhurë në lojën e brenshpe politike britanike mes konservatorëve dhe laburistëve.

Në shkrimin e titulluar: “Edi Rama, miku i Tony Blair që akuzon Brexit për krizën e emigrantëve”, të cilin Lapsi.al e ka lexuar të plotë, thuhet: “Rama nuk është konsultuar me Blair ose Campbell për ndërhyrjen e tij në krizën e emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar, e cila filloi me një sërë komentesh në Twitter”.

Por, në këtë pikë besueshmëria e shefit të qeverisë duket e ulët.

Sepse organizmi që drejtohet nga ish kryeministri laburist, “Tony Blair Institute for Global Change” ka një kontratë ndihme dhe konsulence me qeverinë shqiptare. për angazhim në reformat e sektorit publik, përfshirë axhendën politike kombëtare, transformimin dixhital, reformën e energjisë dhe transformimin e qeverisë shqiptare. Në verën e këtij viti mediat njoftuan se ky institut kërkonte të punësonte një këshilltar të lartë për të punuar me qeverinë shqiptare, me qëllim “çuarjen përpara të një axhende ambicioze transformimi”.

Tony Blair mbyll marrëveshjen me Ramën, Birn: Puna e tij mbeti mister!
Blair e ka këshilluar edhe më herët qeverinë e kryeministrit Edi Rama përmes “Tony Blair Associates”- një bashkëpunim që filloi në vitin 2013 dhe u deklarua i mbyllur në vitin 2016. Megjithatë, puna e Blair në Shqipëri mbeti mister dhe nuk u zbulua kurrë realisht.

Ndërkohë, studioja ligjore e bashkëshortes së tij Cherrie Blair fitoi kontrata nga qeveria shqiptare në kohën që bashkëshorti i saj ishte këshilltar. Qeveria shqiptare gjithmonë ka mohuar se e paguan Tony Blair për shërbimet e tij, por pas mbylljes së mandatit politik si kryeministri më jetëgjatë laburist i Britanisë së Madhe, ai ka punuar si lobist dhe këshilltar për qeveritë e ndryshme të botës, një punë që e ka bërë atë të pasur, por gjithashtu të kritikuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...