'Nëse na prek flamurin...'/ Berisha paralajmëron Ramën: Për demokratët është jetë a vdekje!

Hënë, 14 November 2022 21:48
 
 

Lideri demokrat Sali Berisha akuzon Edi Ramën se kërkon të konfiskojë opozitën dhe Partinë Demokratike. 

Berisha paralajmëroi kryeministrin në Çim Peka Live se do të përballet me demokratët nëse tenton të marrë flamurin dhe logon e PD.  

"Nëse mendon të konfiskojë flamurin, demokratët do të reagojnë, është betejë për jetë a vdekje", tha Berisha. 
 Sali Berisha: Unë shoh Edi Ramën në çdo skemë që bën, e bën për të grabitur zgjedhjet. Do të grabisë opozitën. Do që të asgjësojë PD-në, ta kthejë atë në parti 2%. Nëse na prek flamurin atëherë unë besoj se demokratët do dinë t'i përgjigjen. Nëse mendon të konfiskojë flamurin, demokratët do të reagojnë, është betejë për jetë a vdekje. Nuk është flamur për t'u dorëzuar, është një flamur që ka përmbysur komunizmin. Nuk është flamur për t'u dorëzuar apo rrëmbyer. Një njeri që në mënyrën më të pacipë, shtyn gjyqin tre herë dhe e cakton gjyqin në datën 6 dhjetor, ditën e Samitit dhe ne do t'i përgjigjemi. Beteja për flamurin është e shenjtë. Ne kemi filluar përgjigjet". 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...