Berisha: S’do i besoni veshëve! Do publikoj fakte për korrupsionin madhor të ambasadorit anglez

Hënë, 14 November 2022 22:05
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv komentoi sanksionet e vendosura ndaj tij nga Britania e Madhe. Berisha tha se do të publikojë fakte për ambasadorin britanik dhe korrupsionin e tij të çmendur. Berisha u shpreh se s’do i besoni veshëve kur të publikojë faktet.

“Nuk dua që hapësirën informative ta okupoj me fakte të reja, por ato do dalin dhe shqiptarët do e shohin sa të drejtë kishte Sali Berisha. Lidhur po them me ambasadorin britanik.

 
 Britania e Madhe është shtet ligjor, vërtetë është marrë një masë, por ka një kanal zyrtar ligjor që detyrohesh të apelosh para se të shkosh në gjykatën tjetër

Dhe aty do shihni shkallën ekstreme të korrupsionit të tij, të paimagjinueshme. Vetëm korrupsioni e bën atë."-tha Berisha.

Pyetje Çim Peka: Shkallë korrupsioni të ambasadori anglez në rastin tuaj?

"Të akuzosh Sali Berishën për lidhje me krimin, vetëm se unë kisha akuzuar për diçka tjetër kur ajo bandë është denoncuar nga Berisha 10 herë më shumë se të gjitha denoncime te bëra nga politikanët shqiptarë.

Merr çdo bandë, shiko denoncimet e mia. Ajo bëhet për korrupsion monetar, politik. Nuk do i besoni veshëve."-tha Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...