Buxheti dha 8.2 milionë euro sivjet për Inceneratorin e Tiranës, në total 46 milionë euro

E Enjte, 17 November 2022 09:57
 

Të dhënat nga Open Data që burojnë nga dega e thesarit në Ministrinë e Ministrinë e Financave tregojnë se nga janari deri me 8 nëntor 2022, kompania integrated Energy BV SPV e kontraktuar për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës ka përfituar nga buxheti i shtetit mbi 974, 00 milionë lekë (8.3 milionë euro).

 
 
Pagesat kumulative që nga viti 2018 arrijnë në 5.4 miliardë lekë ose 46,2 milionë euro, raportohet nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave.
 
 

Kontrata e koncesionit është lidhur ndërmjet Ministrisë se Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, e lidhur në 31 gusht 2017 për përpunimin e mbetjeve me incenerim dhe prodhimin e energjisë elektrike.Koncesioni u dha pёr njё periudhё 30 vjeçare. Lloji i financimit është i formës “pay për use” ose pagesa e një tarife fikse për çdo ton mbetjesh të depozituara.

Sakaq dhjetëra persona janë në hetim për dosjen e koncesionit të inceneratorëve e mbushur plot me abuzimeve sipas hetimeve te SPAK. ish ministri i Mjedisit Lefter Koka tashmë është në burg dhe dhjetëra persona të lidhur me inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit janë në hetim dhe për shumë prej tyre është lëshuar masa e arrestit me burg.

Integrated Energy BV SPV ka të nëjtët aksionerë me inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, që janë tashmë nën hetim nga SPAK. Vetëm një ditë më parë SPAK preu disa fletë të tjera arresti, teksa u konstatua se ishin dhënë fonde për punime të pakryera në Inceneratorin e Fierit.

Skema e abuzimit me kontratat koncensionare PPP të tre inceneratorëve do të mbahet mend si një precedent i pazakontë i shpërdorimit të fondeve publike, nëpërmjet thyerjes te të gjitha ligjeve, parimeve dhe rregullave me përfshirje të gjerë të zyrtare të lartë publik te të gjitha niveleve.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar me herët ketë vit se, projekti i inceneratorit të Tiranës ka rezultuar që në fillim i papërballueshëm për buxhetin e shtetit, ndërsa bashkisë Tiranë nga viti 2018 i janë dyfishuar kostot e pastrimit të qytetit, pikërisht për shkak të pagesave që ajo duhet t’u bënte inceneratorëve. Bashkia Tiranë ka paguar për periudhën 2018-2020 rreth 3.2 miliardë lekë (26.5 milionë euro) shtesë, krahas kostos së pastrimit prej 3.9 miliardë lekësh.

Prej vitit 2018, Bashkia Tirane dhe Ministria e industrisë dhe Energjisë (MIE) janë duke paguar tarifën prej 29 euro/ton mbetje urbane për incenerimin e mbetjeve për një shërbim ende të pakryer, duke qene se inceneratori ende nuk është përfunduar si objekt industrial për djegien e mbetjeve urbane./MONITOR

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...