‘Raketa balistike e Koresë së Veriut e kishte brenda rrezes së vet, kontinentin e SHBA-së’

Premte, 18 November 2022 08:39

 

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) me rreze të mjaftueshme sa për të goditur territorin e SHBA-së, tha Ministri japonez i Mbrojtjes.

Raketa ra në det afërsisht 210 km në perëndim të Hokkaido.


SHBA e ka dënuar lëshimin e kësaj rakete, ndërkohë Koreja e Jugut ka urdhëruar masa më të forta parandaluese kundër Veriut.

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Choe Son Hui, paralajmëroi të enjten për një përgjigje "më të ashpër" ndaj çdo pranie të shtuar ushtarake amerikane.

Koreja e Veriut lëshoi ​​gjithashtu një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi në të njëjtën ditë.

Ky pasoi takimin e së dielës midis Presidentit të Koresë së Jugut Yoon Suk-yeol dhe Presidentit të SHBA Joe Biden si edhe kryeministrit të Japonisë, Fumio Kishida në Kamboxhia.

Të premten, zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Adrienne Ëatson tha se zoti Biden ishte informuar dhe SHBA do të konsultohej me partnerët.

Koreja e Veriut ka lëshuar më shumë se 50 raketa gjatë dy muajve të fundit, shumica e tyre me rreze të shkurtër.

Këto lëshime me rreze të gjatë janë më të rralla dhe përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për SHBA-në, pasi raketat janë projektuar për të lëshuar koka bërthamore kudo në kontinentin e SHBA-së.

Raketa e fundit ICBM u lëshua në orën 10:15 me orën lokale ( 02:15 GMT) nga një vend afër kryeqytetit të Koresë së Veriut, Phenianit, thanë shefat ushtarakë në Seul.

Ajoi arriti një lartësi prej 6,100 km në një trajektore të ngritur dhe fluturoi 1,000 km, duke arritur një shpejtësi prej 22 Mach, tha ushtria e Koresë së Jugut.

Një trajektore e ngritur do të thotë se raketa fluturon shumë më lart në hapësirë, por në një distancë më të shkurtër se sa do të ishte nëse do të qëllohej në një trajektore normale.

Por Ministri japonez i Mbrojtjes Yasukazu Hamada tha se raketa kishte rreze të mjaftueshme për të arritur në SHBA.

“Bazuar në përllogaritjet, duke marrë parasysh trajektoren, raketa balistike këtë herë mund të kishte një kapacitet veprimi prej 15,000 km, në varësi të peshës së kokës së saj, dhe nëse është kështu, do të thotë se kontinenti i SHBA ishte brenda rrezes së saj " tha ai.

"Ne i kemi thënë (Phenianit) se absolutisht nuk mund t’i tolerojmë veprime të tilla," u tha Kishida gazetarëve në Tajlandë.

Modifikuar më Premte, 18 November 2022 08:42

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...