Albin Kurti ‘shigjeton’ Ramën, flet për dramën e madhe të shpopullimit

Diel, 27 November 2022 14:27
Kryeministri kosovar, Albin Kurti e vuri gishtin te plaga e shpopullimit teksa po fliste në parlamentin shqiptar. Ndryshe nga Edi Rama, që nuk e prek këtë çështje, Kurti tha se ajo është drama e madhe e shqiptarëve. Ai u zotua për t’i dhënë fund kësaj drame.

“Hapësira jone publike nuk janë çiflige të bllokuara me tapi. Na duhet të jemi më shpesh bashkë dhe të punojmë së bashku.

Në Kosovë ne i gëzohemi çdo suksesi të Shqipërisë. Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara, është anëtare e NATO-s dhe ka nisur negociatat me Bashkimin Evropian. Uroj që sukseset e Shqipërisë të mos ndalen. Jam i sigurt se edhe në Shqipëri gëzohen për çdo sukses të Kosovës.
 

Rrezik është mosveprimi, jo veprimi. Vendet tona ballafaqohen me probleme, nga i cili më i mprehti është largimi i rinisë. Dua t’u dërgoj një mesazh atyre që kanë marrë udhën e dhimbshme të kurbetit: Mërgimtarët janë mbështetje ekonomike e madhe dhe burim demokratizimi. E di se atje nuk po shkoni për qejf, por prej brengës. E di që ende nuk kemi bërë mjaftueshëm për t’ua kthyer besimin në institucione, drejtësi, shtet dhe politike që ta mendoni rritjen e fëmijëve në dheun tuaj. Por ne do e vazhdojmë këtë betejë deri në fund dhe do e fitojmë edhe me ndihmën tuaj. Shqipëria bëhet, Kosova bëhet. Puna është rruga jonë, nderi e besa janë cilësitë tona ne do t’i tregojmë botës se ashtu siç po nxjerrim këngëtarë, shkencëtarë, sportistë e afaristë ashtu do të bëjmë shtetin dhe demokracinë e suksesshme,” tha Kurti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...