Berisha publikon videon e shqiptarëve në gomone: 110 vjetori i Pavarësisë nën monizmin e Ramës

Tuesday, 29 November 2022 08:08
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një video në rrjete sociale ku duken qartë shqiptarët të cilët janë nisur me gomone drejt Anglisë.

Sali Berisha shprehet se shqiptarët kanë braktisur vendit si pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës dhe qeverisë së tij pa atdhe dhe pa flamur.

Statusi i Sali Berishës

Ky është 110 vjetori i Pavarësise së Shqiperisë nën monizmin e Edi Ramës! Rama dhe qeveria e tij e shpopullimit të Shqiperisë  janë pa atdhe, pa komb e flamur! Te dashur miq, këtë 110 vjetor edhe në këtë dite të bekuar qindra e mijëra shqiptarë janë të detyruar të largohen nga vendi, nga mjerimi, nga dëshpërimi

Të detyruar nga Edi Rama dhe qeveria e tij  pa atdhe, pa komb, e pa flamur, pjesa më vitale e shoqërisë lë pas familjen, njerëzit më të dashur, Shqipërinë. Po qeveri e turpit dhe gomoneve po përzë të rinjtë tanë, fëmijët tanë, të largohen nga toka e tyre.

Duke ju uruar të gjithë atyre Gëzuar Ditën e Pavarësisë, zotohem në emër të Partsë Demokratike se do bëjmë gjithçka që ashtu siç përmbysëm 30 vite më parë monizmin komunist të etërve xhelat të Edi Ramës do të përmbysim monizmin e tij të bazuar në vjedhjen, drogën dhe krimin që po ju dëbon ju sot nga votrat tuaja. Gëzuar! Rroftë Shqipëria  #sb

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...