Minarolli: E garantuam Policinë, protesta e 6 dhjetorit do të jetë paqësore dhe mikpritëse për delegacionet!

E Enjte, 01 December 2022 12:20

 

Dy përfaqësues të lartë të PD-së, Ervin Minarolli dhe Çlirim Gjata i janë përgjigjur sot një ftese të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë lidhur me mbajtjen e protestës së opozitës në datën 6 dhjetor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Minarolli shpjegoi se ata dëgjuan argumentin e paraqitur nga Policia e Shtetit për të ndryshuar vendin e mbajtjes së protestës, “çështje të perimetrit të sigurisë” siç u paraqit, por demokratët ishin të vendosur ta zhvillonin protestën e tyre në bolevard pasi ajo protestë do të ishte jo vetëm paqësore, por edhe mikpritëse për liderët e BE-së që do të vinin atë ditë në Tiranë për samitin e tyre.


Minarolli tha: “Kemi bërë një kërkesë për një protestë e opozitës në datën 6 dhjetor, në orën 12:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një kërkesë që nuk na është plotësuar sepse duan të ndryshojnë vendndodhjen për arsye të sigurisë. Ky ishte qëllimi i takimit sot me thirrjen e Drejtorin e Policisë për t’u sqaruar lidhur me këtë protestë.

Argumenti i tyre është se zona ku ne duam të bëjmë protestën është pjesë e perimetrit të sigurisë të kërkuar nga partnerët, ndërkohë që ne i siguruam se kjo do të jetë një protestë paqësore, do të jetë dhe një protestë mikpritëse edhe për delegcionet. Ne do ta mbajmë protestën në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”, atje ku e kemi kërkuar.”

Pyetje: A ra dakord policia me këtë kërkesë?

"Nuk është pjesë për të rëndë dakord Policia, ne e kemi bërë njoftimin,” - tha Ervin Minarolli.

Modifikuar më E Enjte, 01 December 2022 12:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...