Berisha: Nuk ka forcë që e ndalon protestën historike të 6 dhjetorit

Tuesday, 06 December 2022 08:13

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur mbrëmjen e së hënës për samitin BE- Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë.

Berisha tha në “Top Story” se samiti do t’i japë një mesazh të kristaltë projekteve serbo-ruse.

 

“Samiti europian që mblidhet në Tiranë ka një domethënie të jashtëzakonshme. Ai mblidhet së pari për t’i dërguar një mesazh të kristaltë projekteve të hegjeomonizmit serbo-rusë, por edhe neutomanizmit se ky rajon është rajoni i Europës”, u shpreh ai.

Teksa u pyet për protestën, kreu i demokratëve paralajmëroi policinë të zbatojë ligjin.

“Skenari do të shpaloset në vend, por popullin opozitar, shqiptarët patriotë dhe të ndershëm nuk ka forcë që do të mund t’i pengojë nesër pa qenë të pranishëm në protestën historike më të madhe që ka njohur Shqipëria.

Policisë i them zbato ligjin. Ne do të zbatojmë ligjin, por në qoftë se shkel ligjin dhe kushtetutën do përballesh me pasojat e kësaj shkeljeje. Ky është qëndrimi ynë”, theksoi Berisha.

Modifikuar më Tuesday, 06 December 2022 10:11

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...