Samiti në Tiranë/ Vuçiç sfidon hapur liderët e BE-së: Jemi pranë Rusisë!

Tuesday, 06 December 2022 10:07

 

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në samitin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat ai shpjegoi arsyen se përse në fillim refuzoi të merrte pjesë në Samit, ndërsa shtoi se mbeten të përkushtuar ndaj procesit të dialogut me Kosovën.


“Pati një sërë çështjesh të ndryshme. Disa reagime për çështjen e dialogut, kjo ishte arsyeja kryesore, por pas diskutimeve që zhvilluam brenda shtetit vendosëm të vinim të diskutonim të gjitha çështjet. Mbetemi të përkushtuar ndaj procesit të dialogut dhe jemi të vendosur drejt rrugës së BE. Do na duhet të mbrojmë interesat tona kombëtare në përputhje me Kushtetutën tonë. Unë jam vetëm realist dhe jam këtu të shpjegoj qëndrimin e Serbisë. Janë dy lajme të mira që kanë të bëjnë me çështjen e energjisë,”- tha ai.

I pyetur në lidhje me qëndrimin e kritikuar nga BE të Serbisë ndaj Rusisë dhe luftës së saj në Ukrainë, Vuçiç u shpreh:

“Serbia është vend i pavarur, i dimë detyrimet tona përkundrejt rrugëtimit tonë drejt BE, i njohim detyrimet për harmonizimin me vendimet e BE, por kemi një situatë ndryshe sa i takon integritetit territorial të Serbisë që është shkelur në 1999 e 2008 në mënyrë të tmerrshme, do e diskutojmë sot.

Serbia është shumë pranë Rusisë, nëse është e lehtë për dikë të na kritikojë e të na thotë jemi afër me Rusinë, kjo eshte si shprehja qe “arsye e mjaftueshme për të kritikuar dikë kur s'ke asgjë për të shtuar”. E lehtë të ekspozosh çdo akuzë falsiteti a lajmesh të rreme kundër vendit tënd, por e vërteta del, Serbia është vend i pavarur e do mbetet kështu”," tha ai.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...