Ramusoviç: Rusët po shkatërrojnë Ballkanin para syve të Perëndimit

E mërkurë, 07 December 2022 13:41

 

Vras mendjen se pse Presidenti i Malit të Zi nuk mban leksione në gjithë Perëndimin, sidomos në SHBA, Britani e Gjermani, në prani të gjithë medias, e t’u shpjegojë politikën aktuale krejtësisht të gabuar të Perëndimit në Ballkan. Nëse Perëndimi nuk e ndalon një politikë të tillë të emisarëve të tij në Ballkan, druhem se do të hyjmë në një periudhë krejt të pasigurt teksa Rusia ndërton baza solide në botën serbe në Ballkan, me dalje deri në Adriatik, thotë Erol Ramusoviç, the President i Senatit Ekonomik të BE në Bosnjë Hercegovinë dhe anëtar i shoqatës së qytetarëve nga Mali i Zi.

“Ka disa gjëra të paqarta në Ballkan. Ndoshta janë taktika që ne nuk i kuptojmë, siç tha i dërguari special amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar. Ndoshta boshnjakët, malazezët e shqiptarët janë naivë dhe Escobar është i vetmi që kupton mentalitetin e popujve, sidomos të serbëve”.


Gjithçka që Perëndimi ka ndërtuar në 30 vitet e fundit është në prag kolapsi, ndërkohë që ndikimi i Serbisë, e cila është nën kontrollin rus, po rritet.

“Rusët po e shkatërrojnë Ballkanin para syve të Perëndimit”, vë në dukje.

Sipas Ramusoviç, sot po shohim rritjen e botës ruso-serbe, e cila përdor frazën e papërfunduar e të mjegullt të quajtur Ballkan i Hapur.

“Mendonim se e njihnim njëri-tjetrin, por tani Perëndimi po na thotë që e kishim gabim. Tani duhet të presim që ata të na mësojnë gjuhën tonë, muzikën, kulturën. Ndoshta ata duhet të na shpjegojnë se trupat e boshnjakëve të vrarë më 1941 nuk pluskonin pranë brigjeve të Drinit, as genocidi kundër myslimanëve në Srebrenicë më 1995 nuk ka ndodhur. Ne duhet ta harrojmë se nën urdhrat e kujt u shkatërruan Vukovari, Sarajeva, Dubrovniku, dhe kush i përzuri shqiptarët nga Kosova më 1999”.

Ai shton se institucionet në Malin e Zi e Bosnjë Hercegovinë po merren nga studentë rusë dhe Perëndimi po lejon gjithçka./cdm.me/

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...