Berisha: Rama e flaku ambasadoren Kim si limon i shtrydhur

Saturday, 10 December 2022 10:54

 

Lideri i opozitës, Sali Berisha, e ka cilësuar flakje të një limoni të shtrydhur, njoftimin e Ministrisë së Jashtme për nisjen e procedurave për zëvendësimin e Yuri Kim. Berisha akuzoi Kim se ka dëmtuar marrëdhëniet shqiptaro–amerikane si dhe denoncoi faktin se diplomatja amerikane ka detyruar deputetët që të dalin kundër tij
“Flakje të një limoni të shtrydhur”.

Kështu e ka konsideruar lideri i opozitës, Sali Berisha njoftimin e shpërndarë nga ana e Ministrisë së Jashtme për nisjen e procedurave për zëvendësimin e ambasadores amerikanë në Tiranë, Yuri Kim.

Berisha akuzoi ambasadoren Kim se gjatë kësaj kohe ka dëmtuar marrëdhëniet shqiptaro–amerikane, pasi sipas tij ka ndjekur praktika të cilat janë në kundërshtim me konventat ndërkombëtare.

Sali Berisha denoncoi edhe faktin se ambasadorja amerikane në Tiranë ka detyruar deputetët e Kuvendit që të jenë kundër tij.

Një ditë më parë Ministria për Evropën dhe punët e Jashtme lajmëroi në mënyrë të pazakontë dhe të paprecedent, se ka nisur procedurat për largimin e ambasadores amerikane, Yuri Kim.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...