‘Largohem përfundimisht nga politika nëse…’/ Berisha sfidon Blinken për shpalljen ‘non grata’

Diel, 11 December 2022 20:58

Berisha tha se nëse Blinken apo kushdo tjetër sjell një provë për akuzat, ai do të largohet përfundimisht nga politika.

 
Teksa kujtoi kohën kur studionte, Berisha solli në vëmendje bisedën me një mik të tij. Ish-kryeministri u shpreh se “mes nënës dhe të vërtetës zgjedh të vërtetën”.

“Blinken sanksionoin Sali Berishën, i cili nuk kishte asnjë rol përveç njërit. Nuk do pranonte kurrë që PD të bëhej levë e Edi Ramës. Ky akt, e kam theksuar dhe e theksoi tani. Nëse sekretari Blinken apo cilido shtetar mbi tokë do mund të paraqesë ndonjëherë një fakt, një provë të vetme për të faktuar jo ato që ka shkruar të diktuara nga korrupsioni i Sorosit, por edhe më të voglin, Sali Berisha është i larguar përfundimisht nga politika. Përndryshe historia ime është krejt tjetër. Jua them këtu. 50 vjet më parë mjek i ri, nën diktaturë të plotë. Takoj një mik timin francez. E vetmja gjë që më lidhte më të ishte Kamy.Më thotë, zoti Berisha Kamy ka thënë se midis nënës time dhe të vërtetës unë zgjedh nënën time. Unë i them, që zgjedh të vërtetën dhe jo nënën time. Ai më pa me habi. Sepse ai ishte në një vend të lirë dhe unë në diktaturë. Unë i thashë të vërtetën atij.

Unë isha mjek, shumë i apasionuar pas profesionit tim, por thjesht për të flakur atë që impononte diktatura shkova iu bashkove me studentet. Kur më ndiqnin unë qeshja jo pak. Pse? Këta nuk e dinë që unë nuk e kam marrë vendimin tim

Pas 32 vitesh më duhet të përballem për motive me dinjitetin me diplomatin e parë të botës, por përsëri midis nënës time dhe të vërtetës unë zgjedh të vërtetën. Shumë e thjeshtë kjo. Kanë rrëmuar dhe rrëmojnë. Të rrëmojnë sa më shumë dhe në fund do të kuptojnë që kanë kryer aktin korruptiv më madhor.

Unë kam bindjen që do vijë dita kur SHBA do dënojnë këto akte si të padenja. Megjithatë asgjë nuk pengoi, ne rithemeluam PD si parti të vlerave”, theksoi Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...