Afera e djegësave/ Berisha: SPAK kontrollohet nga Rama, dokumentet e Ahmetajt dolën nga lufta e brendshme

Hënë, 12 December 2022 13:43

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se dokumentet e Arben Ahmetajt për çështjen e djegësave dolën në kuadër të luftës së brendshme në SPAK.

Berisha tha se SPAK kontrollohet nga Rama dhe u bëri thirrje qytetarëve të ngrihen në protesta.

 

“Dokumentet e publikuara në kuadër të luftës së brendshme, kanë qenë në dosje dhe nuk janë marrë parasysh. Kjo tregon se ky është SPAK-u i partisë, i kontrolluar çdo ditë nga Edi Rama.

Askush nuk duhet të harrojë se mijëra euro në hotelet luksoze janë një pikë në oqean para milionave të vjedhura ku lundrojnë Rama dhe ministrat e tij.

Zoto është peshku i vogël, peshku i madh, Edi Rama, fluturon me çarter me dhomë gjumi luksoze.

Prandaj edhe dy ditë, përpara 8 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Korrupsionit, Shqipëria ngjitet në majë të shkallares së turpit për sa i përket vjedhjes dhe kapjes së shtetit.

Të gjitha këto janë apel për çdo qytetar shqiptar, të ngrihet me guxim për të rrëzuar këtë qeveri që vjedh dhe vetëm vjedh,” tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...