Berisha: Partia e Ramës fatkeqësi, kombëtare! Aty s'votohet, aty diktojnë ryshfeti, bandat e krimi

E mërkurë, 14 December 2022 17:54

 

Kryedemokrati Sali Berisha, në mbledhjen e Kryesisë së PD tha se partia e Edi Ramës është fatkeqësi kombëtare. Sali Berisha theksoi se aty s'votohet ndërsa shtoi se në PS dikton ryshfeti, bandat e krimi.

"Aty  nuk votohet, aty ryshfetohet, paguhet, diktojnë bandat dhe krimi dhe mund të them me bindjen më të plotë se ajo parti në këtë formë është një fatkeqësi e madhe kombëtare. Është një potencial i jashtëzakonshëm për transfigurime në çdo variant anti-demokratik të një force politike anti-demokratike.  

 Ftoj me këtë rast anëtarët e kësaj partie të mos pranojnë këtë diktat të një njeriu që ka kthyer platformën e Enver Hoxhës brenda partisë. Nuk do të jetë e largët dita kur do të ndihen të damkosur në shoqërinë e lirë shqiptare. Asgjë dhe askush nuk duhet të ju mohojë atyre të drejtën e votës. Duhet të marrë fund, shqiptarët janë ata të cilët e pësuan më shumë se çdo komb tjetër në Europën e pasluftës, delegimin e ndërgjegjes. 
 Delegimi i ndërgjegjes siç po ndodh defakto tani në PS është dorëzim para krimit, drogës dhe mafias. Dhe ajo sjell vetëm të zeza për PS-së dhe vendin, anëtarësinë e saj.
U them socialistëve mos u mashtroni dhe u rikujtoj këtu se disa vite më parë vendosi nenin sipas të cilit, për kryetarin nuk votohet, kur ai zgjidhet. Por ai po vjedh votën. Tani ai ju hoqi të drejtën edhe për të gjithë forumet e tjera."-tha Berisha.
Modifikuar më E Enjte, 15 December 2022 09:47

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...