Berisha: PD-ja, një ishull ku drita e votës përcakton e ndriçon, ndryshe nga terri i shpellës së partisë së Ramës

E mërkurë, 14 December 2022 17:59
 
 

Kryedemokrati Sali Berisha, deklaroi në mbledhjen e Kryesisë se PD-ja është si një ishull ku drita e votës përcakton dhe ndriçon, ndryshe nga terri i shpellës së partisë së Edi Ramës.

"Komisioni i menaxhimit të zgjedhjeve do të studiojë tërësisht procesin që kaloi, me qëllimin e vetëm përmirësimin e mëtejshëm të këtij procesi. Procesi ka patur në tërësi konkurrencë të ndershme, në një rast komisioni ndërhyri për të mbajtur qëndrimet e duhura, por një rast është një dhe asgjë nuk mund të cenojë, do të thosha qytetarinë e këtij procesi, standardet me të cilat u zhvillua.

 
 
Për kuriozitetin tuaj. Në këtë garë ka pasur diferenca në vota mes kandidatëve, por ka pasur raste që kanë qenë të ngushta deri në 1 votë, e në rastin konkret, unë kam kënaqësinë të ju them ju dhe anëtarëve të PD, se në takimet e mia me ta, ata kishin të njëjtin qëndrim dhe mendim, gjë që përbën dëshmi të një shkalle përgjegjësie të vërtetë politike, civiliteti, maturiteti dhe në tërësi kjo ka qenë fryma me të cilën u mbyll gara.
 

Në disa bashki që mbetën për tu ripërsëritur për balotazh, ato u bënë e në ndonjë rast pati ujdi mes dy kandidatëve, të mos bëhet balotazhi dhe kjo në vlerësimin tim, nuk cenonte, përkundrazi e bënte garën më të besueshme, në kuptimin e asaj se edhe ai që vinte i dyti, e kuptonte se i pari ishte fituesi moral dhe substancial i garës. Natyrisht duke mos pasur asnjë vërejtje për ata që kërkuan balotazhin dhe e kanë bërë me besim, por edhe ata që refuzuan për të bërë një ndeshje për spektatorët, ua quaj mençuri, të dy palëve. 

Kjo përbën një arritje të madhe për PD, për vendin në të cilin jashtë kësaj partie, ose në të cilin PD-ja ngjason me një ishull ku drita e votës, përcakton dhe ndriçon, dhe jashtë saj është terri i shpellës më i zi se kudo në partinë e drogës, krimit dhe mafias me në krye Edi Ramën."-tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...