Shkullaku: Nëse SPAK-un do ta drejtojnë amerikanët, Rama s'do ta bëjë gjumin të qetë

Premte, 16 December 2022 08:22
 
 

Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, komentoi përplasjet Rama-Kim për drejtuesin e ri të SPAK-ut. Gazetari Shkullaku u shpreh se nëse SPAK-un do e drejtojnë amerikanët, as Edi Rama dhe askush nuk mund ta bëjë gjumin e qetë.

Shkullaku tha se kemi të bëjmë me një skandal me faktin që ambasadorja e SHBA në një rast të paprecedentë thërret një nga një anëtarët e KLP-së. Sipas tij besimi i shqiptarëve tek reforma në drejtësi është rrënuar."Jemi këtu për shkak nga shpejtësia për të mbyllur një detyrë dhe për ta quajtur këtë si një histori suksesi jo vetëm të Kim por dhe ambasadorëve të BE-së, këtu janë mbyllur sytë, kemi një mostër reformë.”-tha Shkullaku

Gazetari deklaroi më tej se ambasadorja e SHBA tashmë ka kuptuar që i kanë dhënë një pushtet që s'duhej Edi Ramës në drejtësi.

"Rama është më i fortë se ata që e mbështetën dje. Mbështetja e dytë që bënë amerikanët që jemi në këtë gjendje, ishte mbyllja e syve para akteve të paprecedenta, nuk thanë asnjë fjalë kur Edi Rama bëri zgjedhje lokale vetëm me një parti. Nëse SPAK-un do e drejtojnë amerikanët, as Edi Rama dhe askush nuk mund ta bëjë gjumin e qetë."-tha Shkullaku.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...