Berisha pret politikanin e njohur shqiptaro-amerikan: Synimi ynë, vota për diasporën shqiptare

Tuesday, 20 December 2022 16:51
 

Berisha thekson se në qendër të diskutimeve ishte vota e diasporës, por edhe zhvillimet politike në vend. 

 POSTIMI I PLOTE
 

Takim me z. Mark Gjonaj, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Nju Jorkut dhe Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut.

Me z. Gjonaj shkëmbyem gjerësisht mbi angazhimin e Partisë Demokratike në mbështetje të mundësimit të votës për diasporën shqiptare në botë, duke i siguruar se në këtë drejtim, PD do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm politik dhe ligjor që shqiptarët të votojnë si qytetarë shqiptarë të barabartë kudo që ata banojnë.

Të shqetësuar nga niveli tragjik i shpopullimit të Shqipërisë, largimin në 7 vite, sipas EUROSTAT, të 744 mijë shqiptarëve vetëm në hapësirën e BE-së, i theksova se dhunimi i votës së lirë është shkaku më themelor i situatës tragjike që po kalon vendi.

Duke e falënderuar z.Gjonaj për vizitën e tij, gjeta rastin t’i shpreh mirënjohjen më të thellë atij dhe të gjithë diasporës sonë për kontributin e vyer ndër vite. Diaspora shqiptare në SHBA e ka çuar çështjen tonë kombëtare në nivelet më të larta të administratës amerikane. Diaspora është tanimë një realitet global, një forcë drejtuese ndryshimi dhe një aset i paçmueshëm ndaj të cilës, shteti shqiptar ka detyrime të pamohueshme.

Zoti Gjonaj foli gjerësisht për rolin dhe potencialin e madh që ka diaspora, Këshilli Koordinues i Diasporës Shqiptare dhe vendosmërinë e tyre për të kontribuar në mënyrë të gjithanshme për kombin tonë.

Ai shprehu bindjen tek vlera e votës së diasporës, themel për ndryshimin, zhvillimin, demokracinë; domosdoshmëri për të ardhmen e Shqipërisë. Në këtë kuadër, roli i diasporës do të jetë edhe më kyç kur ajo të marrë të drejta të plota për të votuar.

Për këtë qëllim, ne presim që e drejta jonë për të votuar si qytetarë të barabartë shqiptarë të bëhet realitet

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...