32-vjetori i themelimit të PD/ Berisha: Kavaja shënoi kryengritjen e parë paqësore antikomuniste në Shqipëri

E Enjte, 22 December 2022 18:22
 
 

Dega e Partisë Demokratike e Kavajës festoi këtë të enjte sot 32-vjetorin e themelimit. 

Përpara demokratëve, themeluesve dhe qytetarëve, lideri i PD, Sali Berisha tha se Kavaja shënoi kryengritjen e parë paqësore antikomuniste në Shqipëri.

Është një kënaqësi e jashtëzakonshme për mua të festojmë së bashku një ngjarje të rëndësishme, jo vetëm për Kavajën, por për gjithë Shqipërinë. Të festojmë 32 vjetorin e themelimit të PD-së në Kavajë, degës së PD-së më të fuqishme, më aktive dhe me rol më përcaktues në betejat dhe fitoret e kësaj partie. E vërteta është se formalisht dega e PD-së për Kavajën, u themelua nga mesnata e datës 17, duke gdhirë në 18 dhjetor të vitit 1990.  Por defakto Partia Demokratike në Tiranë, mund të thuhet se u themelua kohë përpara këtu në Kavajë.

Viti 1990 ishte shumë i mundimshëm për shqiptarët, se të gjithë kishin ndryshuar përveç nesh dhe problemi ishte shumë i rëndë. Mendohej dhe besohej se ne nuk do të ndryshonim dot. Besohej se ne do të mbeteshim si Kuba e Adriatikut. Dhe ky mendim ishte shumë i përhapur, por kurrë jo në Kavajë. 

 

Pas lëvizjeve të para të Janarit, 25-26 Marsi, do të shënonte kryengritjen e parë paqësore antikomuniste në Shqipëri, pas kryengritjes së armatosur të Postribës. Do të shënonte përballjen më të fuqishme në stadiumin, rrugët e këtij qyteti, do të shënonte triumfin e guximit, trimërisë, vendosmërisë, burrave dhe grave, djemve e vajzave të Kavajës. 

Kështu që Klara, me Ilir dhe Rexhep Rruginë, me gjyshin tënd Ganiun, me Qazim Karriqin, Çezar Petjen, Gëzim Çelhykën, Selaudin Carën, Arjan Musain, Safet Beqerrin, Tahir Okshtunin, Dike Jupin, Idriz Kazazin dhe u kërkoj ndjesë të gjithë të tjerëve, të cilët e shndërruan Kavajën në një fushë betejë me regjimin më të egër. 

Ishin të parët që stadiumin e Besës e shndërruan në një arenë në të cilën këta trima, u përballëm me sampistat, u përballën me regjimin dhe sulmuan të parët komisariatin. E vërteta është se e gjithë platforma e kësaj kryengritje do të ishin platforma të lëvizjes studentore. Josif Buda skuqi me gjakun e tij rrugët e Kavajës, por Josif Buda çliroi përfundimisht Kavajën me sakrificën e tij", tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...