Alarmi nga media italiane: Flota spiune ruse pranë Shqipërisë, kërcënohet gazsjellësi TAP

E Enjte, 22 December 2022 20:31
 

‘La Repubblica’ shkruan se bëhet fjalë për ‘Akademik Pashin’, që lundroi pikërisht në një pikë delikate ku gjenden tubacionet e gazsjellësit TAP.

 

Kjo linjë konsiderohet me rëndësi të madhe strategjike dhe një zëvendësim i burimeve pas ndërprerjes së gazit rus për Europën. Mediat italiane shkruajnë se anija ruse e spiunazhit kishte ndaluar fillimisht në një linjë nënujore interneti që kalonte nga Bari për në brigjet greke

Ndërsa tensioni për autoritetet e Romës kishte nisur kur ajo kaloi dhe qëndroi në tubacionin TAP, pasi i druheshin një skenari të ngjashëm ne gazsjellësit Nord Stream, të cilët u dëmtuan me lëndë plasëse.Vendet e NATO-s i druhen një hakmarrje të Putinit për shkak të sanksioneve, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia që e gjitha të jetë një luftë psikologjike e Rusisë.

Anija e spiunazhit është 130 metra e gjatë dhe që prej 24 gushtit po lundron në Mesdhe, në ujërat ndërkombëtare. /A2

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...