Berisha: Krijimi i një elite të aftë dhe atdhetare përbën një objektiv të rëndësishëm të PD-së

E Enjte, 29 December 2022 13:21

Ne takimin me të rinjtë e Departamentit të Ekselencës dhe Brain&Gain në PD, kryetari Sali Berisha tha se kjo forcë do mbështesë çdo përpjekje dhe investim në elitën e vendit.

“Është një nder shumë i madh dhe të kurorëzoj përpjekjen tonë 1-vjeçare me elitën e rinisë studentore, por jo vetëm rinisë studentore. Me këtë takim, që ka për ne si parti një rëndësi shumë të veçantë.


Për një komb, për një shoqëri, çështja e elitës është çështje kryesore. Krijimi i një elite të aftë, atdhetare, një elite kompetente, përbën pasurinë madhore kombëtare, përbën një objektiv të rëndësishëm të PD-së dhe forcave konservatore.

E vërteta është se në një vështrim të zhvillimeve të dekadave të fundit, dhe më shumë se dekadave të fundit, nëse e majta ekstreme ishte shkatërrimtare e elitave, me program, me projekt, me aktin e parë të marrjes së pushtetit, u vërsuleshin elitave, por koha tregon se në tërësi e majta, mbetet shkatërrimtare e elitave, për shkak të objektivave që ajo përcakton ndaj tyre.

Ju keni vendosur aty një motiv: frytet tona t’ia kthejmë rrënjëve që na kanë ushqyer. Në këtë slogan qëndron një nga shtyllat më kryesore të konservatorizmit. Është atdhedashuria, është përgjegjësia që çdo njeri i qytetëruar ndjen ndaj kombit dhe vendit të tij.

Dashuria për vendin dhe kombin është më eprorja, më sublimja. Është ajo që i jep një energji pozitive të pashtershme studiuesit, ekspertit, specialistit. Është ajo që shndërrohet në një horizont magnetik që e tërheq,” tha Berisha.

“Ky takim dhe kjo përpjekje e juaja, sado që të duket sikur po i hyni detit në këmbë, mos harroni se misionet të tilla janë. Nuk ka mision të lehtë. Misionet janë të vështira. Misionarët thonë shpesh se kësaj i thonë po i hyjmë detit në këmbë. Por detit mund t’i hyhet në këmbë.

Ndaj unë kam mirënjohje të thellë për punën e madhe që keni bërë dhe lidhjet që keni krijuar në një kohë relativisht të shkurtër. E konsideroj këtë si një përpjekje të rëndësishme për përgatitjen e PD për fitoren e PD dhe ardhjen në pushtet. Por mbi të gjitha për qeverisjen e saj nesër. Hapësirat janë të pafundme, e rëndësishme është që ekspertët më të mirë të kontribuojnë për vendin e tyre.

Ne do mbështesim shumë përpjekjet tuaja dhe nesër në pushtet ajo do materializohet me sukses të plotë. Sepse investimi në elitën e kombit është investimi më cilësor dhe më i rëndësishëm për të ardhmen e tij.

Para se të mbyll fjalën time, kam një urim të përzemërt për ju që jeni këtu. Për anëtarët dhe mbështetësit e këtij departamenti dhe të gjithë ata që ndjekin zhvillimet në vendin e tyre dhe punën e këtij departamenti. I garantoj se PD pret më shumë interes dhe mirënjohje kontributin e tyre. Gëzuar festën e Vitit të Ri,” theksoi kryetari demokrat.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...