Ischinger: Vuçiçi po sillet si Putini i vogël, njësoj si në shekullin e 19-të

E mërkurë, 04 Janar 2023 10:09

 

Diplomati i njohur gjerman, Wolfgang Ischinger, në një intervistë për gazetën gjermane Welt, foli mes të tjerash edhe për situatën e acaruar në Kosovë.

Ai tha se fajtor është Beogradi dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Ischinger theksoi se Vuçiç po sillet si Putini i vogël.

 

“Sinqerisht mua më duket e padëgjuar që udhëheqja serbe, unë e njoh shumë mirë presidentin serb, Aleksandër Vuçiç nga shumë biseda personale, por më duket e padëgjuar se si ai dhe udhëheqja serbe po e ndezin situatën. Kjo është absolutisht e papërgjegjshme.

 

Mundet që edhe udhëheqja kosovare të kritikohet që nuk kanë ruajtur dhe zbatuar marrëveshjet e mëparshme. Për këtë mund të flitet. Për këtë mund të negociohet. Mund të kërkohet që me Bashkimin Europian, i cili shërben si negociator, të kërkohet arritja e kompromiseve.

Por të bësh gjeste lufte, siç po bën udhëheqja serbe gjatë këtyre ditëve, e cila po e vendos ushtrinë në lëvizje dhe po sillet sikur të ishte shekulli i 19-të, duke dashur të sulmojë një vend fqinj, mua më duket sikur presidenti Vuçiç këtu po luan si një Putin i vogël.

Kjo gjë nuk i duhet lejuar atij, kjo është të ndezësh flakët, kjo do të thotë të luash me zjarrin dhe kjo nuk i lejohet një vendi që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian,” tha Ischinger.

I pyetur se sa e shqetësuar duhet të jetë Europa për situatën në Kosovë, ai tha:

“Për fat ne kemi akoma KFOR-in, pra misionin ushtarak të NATO-s që është stacionuar në Kosovë dhe ka mijëra ushtarë, çka siguron se gjërat nuk do të dalin jashtë kontrollit.

Por ajo që po përjetojmë është e kundërta e një përafrimi kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë, por një ndezje të situatës me veprime ushtarake.

Përse serbët në veri të Kosovës janë kaq të acaruar? Sepse janë nxitur nga udhëheqja e Beorgadit. Fajin nuk e kanë njerëzit në Kosovë, nuk ka rëndësi serbë apo shqiptarë, por unë fajësoj për këtë situatë Beogradin”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...