'Je i mbaruar Lulzim Basha, po të përdor pushteti si letër higjienike!'

Tuesday, 10 Janar 2023 09:34

 

Nga Ylli Manjani

Sinqerisht nuk e kuptoj, çfarë pret Lulzim Basha?! Të humbë Berisha keqas zgjedhjet vendore dhe të dalë ky si gjeli në majë të plehut me fjalinë "a ju thashë"?!

 

Ja ta zëmë se Berisha i humbi keq zgjedhjet dhe u largua nga PD, seriozisht e mendon veten se mund të jetë prap kryetar i demokratëve, ndaj të cilëve ka 1 vit e gjysmë që hedh vrer e madje edhe gaz asfiksues dhe lotsjellës?!

 

E mendon veten kryetar të demokratëve që i ka marrë peng me një vulë?!

Uau!

Duhet të jetë bosh, po bosh fare nga trutë e kokës, nëse e mendon vërtet këtë gjë.

As për vete nuk ka haber, se po të kishte duhet ta kuptonte se duke marrë peng PD zyrtare, ai është thjesht alibia që do përdoret në rast humbje.

Minimalisht, që t'i ngjiste fjala. duhej t'i dorëzonte vulën e PD kryetarit të saj legjitim. Vetëm kështu do të mund t'i ngjiste fjala, disi.

Po me pengmarrje e me gjyqe të shtyra me raport mjekësor (këtë punë ka bërë gjithmonë) nuk mbetet dot jo në PD, por as në politikë më.

Je i mbaruar Lulzim!

I mbaruar!

Dead man walking, je!

****
P.S. Nuk po i shtoj këtij arsyetimi as dështimin kronik të Bashës në krye të PD,as pazaret financiare me Ramën, as lojën me ambasadat e huaja. Mjafton sa më sipër për të kuptuar se sa i mbaruar është. Ndaj dhe e përdor pushteti si letër higjenike...

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...