Si u kap Erion Veliaj me presh në duar/ Anulon tenderin e manipuluar

Tuesday, 10 Janar 2023 10:42

 

Kryebashkiaku i Tiranës ka anuluar të hënë një tender për rregullimin e rrugës 'Xhon Belushi', për të cilin u akuzua nga PD se planifikonte të grabiste 400 mijë euro, duke shpallur një kompani fituese fiktive, por duke i kryer punimet me mjetet dhe fuqinë punëtore të bashkisë. Ky tender, që ishte hapur që në 9 dhjetor, prezumohej të mbyllej më 9 janar, në ora 10 00.

Por, të premten në mbrëmje, deputeti Belind Këlliçi dhe rivali i tij për Tiranën, denoncoi nga e njëjta rrugë se aty po punohej, ndërkohë që gara për kompanitë që do bënin rrugën ishte ende e hapur. Këlliçi tha se një gjë e tillë po bëhej për të financuar në mënyrë okulte fushatën elektorale të 14 majit, duke aluduar se në ditët e ardhshme do të shpallej një kompani fituese, e cila do të merrte vetëm paratë, pasi puna do të bëhej me para publike.


Këtë të hënë, pasi mori lajmin se tenderi qe anuluar, kandidati i PD-së për Tiranën deklaroi: “Anullohet tenderi fiktiv për Rr. “Xhon Belushi”. Kur bëhemi bashkë, tërhiqet bashkia. Kur bëhemi bashkë, parandalojmë vjedhjen e taksave tona”.

Ndërkohë i kapur me presh në duar Erion Veliaj pretendoi në një prononcim për TV që shtiret si opozitar, News24, se, anulimi ishte bërë me kohë. “Kur ne shohim që procedura zgjat përtej arsyes, sidomos në ato rrugë ku Ujësjellësi sapo ka mbaruar të gjithë rrjetin e furnizimit dhe degëzimet, nuk mund ta lëmë rrugën tre muaj. Siç bëjmë rëndom në Bashkinë e Tiranës, për sa kohë që kemi vetë një fabrikë asfalti, vendosëm ta anulojmë atë garë. Është anuluar që javën e kaluar, por kështu është kur nuk ke bërë ndonjëherë ndonjë punë dhe nuk i njeh rregullat e shtetit dhe për sa kohë që ajo garë është anuluar, ka hyrë ndërmarrja e bashkisë për ta mbyllur sepse na duhej një ndërhyrje e menjëhershme, duke qenë se Ujësjellësi tashmë e kishte bërë gjithë punën e vet”, u justifikua ai.

Por duket se e vërteta është krejt tjetër. Duke parë se sa larg qëndrojnë pretendimet e palëve, Lapsi.al është përpjekur ta gjurmojë vetë të vërtetën. Ne kemi parë me sytë tanë se në faqen e APP, ku ishte shpallur tenderi për rrugën 'Xhon Belushi', ai qëndronte me statusin. “I pa pezulluar”. Kjo vërtetohet lehtë se ai kështu ka qenë i botuar në faqen tonë edhe në shkrimin që gjendet tek linku, që është botuar që në mbrëmjen e së shtunës (pra jo një javë më parë siç pretendon Veliaj). Por të hënën paradite tek e njëjta faqe e Agjencisë së Prokurimit Publik doli njoftimi se tenderi qe anulluar me motivimin krejt të ndryshëm nga ai që dha kryebashkiaku për mediat: “Rrethana të paparashikuara dhe paaftësi për të paguar”.

Pra, thjesht pasi u kap në tentativë manipulimi me fondet publike, Veliaj vendosi ta anulojë tenderin. Në kohën që ai kishte filluar punimet, madje edhe pasi Belind Këlliçi denoncoi skandalin, gara rezultonte ende e hapur në faqen e APP.

Anulimi dhe alibitë e kryebashkiakut se ai vendosi ta asfaltojë rrugën "Xhon Belushi" me mjetet e bashkisë, nuk bindin dot se me fondet e këtij investimi nuk ishte planifikuar një grabitje apo një spekullim për të financuar fushatën./LAPSI

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...