Këshilltari i Ramës/ Bolton: Tony Blair ishte pro ndarjes së Kosovës

E mërkurë, 11 Janar 2023 11:30

Diplomati amerikan John Bolton, i cili ka shërbyer si këshilltar për Sigurinë Kombëtare në administratën e Donald Trump, ka folur për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë në një intervistë për Foreign Press Association.

Bolton thotë se nuk e ka sugjeruar një ide të tillë, meqë sipas tij palët ishin duke e diskutuar vetë një modalitet të tillë. Por shton se më pas u bë e pamundur politikisht që të realizohej për shkak të kundërshtimeve.


Ish-ambasadori i SHBA-së në OKB ka zbuluar edhe një vizitë që i ishte bërë nga ish-kryeministri britanik Tony Blair. Bolton thotë se atë kohë Blair kishte shkuar për ta takuar dhe i kishte thënë se ka liderë që mbase mund ta bëjnë që një ide e tillë të funksionojë.

Por Bolton thotë se Blair-it i ishte përgjigjur njëlloj siç kishte deklaruar ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, James Baker kur kishte folur për problemin Izrael -Arabi duke thënë se “ne s’mund ta duam paqen më shumë se vetë palët”.

“Shikoni, unë nuk e sugjerova vetë atë (shkëmbimin e territoreve, red). Ata po flisnin për atë. Dhe u dëshmua politikisht se u bë e pamundur. Fillimisht në Kosovë dhe më pas edhe në Serbi. Por Tony Blair erdhi më takoi për këtë dhe më tha se aktualisht kemi liderë që mbase mund ta bëjnë që kjo të funksionojë. Por reagimi im ishte i njëjtë si ai i James Baker kur ishte Sekretar i Shtetit dhe kur foli për mospajtimet mes Izraelit dhe Arabisë. Ai tha se “ne nuk mund ta duam paqen më shumë se vetë palët”. Ne nuk imponojmë asnjë zgjidhje, por nëse funksionon duhet ta përkrahim”, tha Bolton për Foreign Press Association.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...