Berisha: Ja se si Veliaj donte të vidhte 470 mln lekë me një tender

E Enjte, 12 Janar 2023 08:53

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi një kronikë-denoncim të SYRI TV, në lidhje me skandalin para-elektoral të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.

“Ja si donte të vidhte me një tender 470 milionë lekë Erion Veliaj! Ju ftoj të ndiqni kronikën e gazetarit,” shkruan Berisha.

 

 

KRONIKA

Skandali me rrugën ‘Xhon Belushi’, duket se nuk është i vetmi rast abuzimi me fondet për llogari elektorale të Erion Veliajt dhe Partisë Socialiste.

Syri Televizion bëri një vëzhgim në lidhje me tenderat për rehabilitimin e rrugëve apo fasadave, që Bashkia e Tiranës do të kryejë pak muaj para fushate. Nga muaji shtator i vitit 2022 dhe deri më sot, institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj ka shpallur procedurat apo dhe fituesit e dhjetëra tenderave për rehabilitim rrugësh dhe fasadash, vlera e të cilave kalon mbi 2.3 miliardë lekë, apo thënë ndryshe më shumë se 20 milionë euro.

Nga vëzhgimi i kryer nga Syri Televizion, rezulton se një pjesë e tenderave janë ende procedura të hapura, ndërsa shumë të tjerë janë shpallur fituesit dhe lidhur kontratat për nisjen e punimeve.

Por le të ndalemi pak te tenderat ku janë shpallur fituesit! Siç vihet re nga dokumentet, në pjesën kryesore të tenderave të rrugëve ku janë shpallur fituesit, janë të shënuar me flamur të kuq për mungesë konkurrence apo përjashtim të të gjithë operatorëve të tjerë nga gara përveç kompanisë fituese. Në këtë pikë lind dyshimi se këto tendera janë me fitues të paracaktuar, sikundër paralajmëroi kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi për skandalin me tenderin e rrugës Xhon Belushi. Por jo vetëm kaq, te këto tendera konkurrenca nuk është i vetmi problem. Në disa nga tenderat, kompanitë, që kanë qenë të vetme në garë, janë shpallur fituese me vlerën e fondit limit të përcaktuar nga bashkia.

Një tjetër pikë e dyshimtë e këtyre tenderave është pikërisht afati i punimeve, të cilat në shumicën e rasteve duhet të përfundojnë brenda 8 deri në 10 muaj nga lidhja e kontratës. Dhe nëse i referohemi lidhjes së kontratës në vjeshtë, punimet për këto rrugë duhet të përfundojnë deri në fund të pranverës së vitit 2023, periudhë e cila korrespondon pikërisht me mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 14 majit!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...