PD: Bashkia e ‘lavatriçes’ nuk ka publikuar anulimin e tenderit! SPAK ja ku e ka provën, ta hetojë

E Enjte, 12 Janar 2023 09:02

 

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka vijuar denoncimin ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në lidhje me skandalin e tenderit fiktiv të ‘Rrugës Xhon Belushi’.

Në një deklaratë nga selia blu, Balliu ka theksuar se Bashkia e Tiranës nuk ka publikuar ende në Buletinin e Njoftimeve Publike të Agjencisë së Prokurimit Publik anulimin e tenderit në “Rrugës Xhon Belushi”.

 

Balliu ka theksuar se SPAK ja ku e ka provën për ta hetuar vjedhjen nga Veliaj.

DEKLARATË E SHEFIT TË ORGANIZIMIT NË PD, KLEVIS BALLIU

Partia Demokratike ka depozituar dje në SPAK kallëzimin kundër Erion Veliajt, i cili u kap në flagrancë nga kandidati i opozitës Belind Këlliçi, në tentativën e vjedhjes së 471 milionë lekëve.

Erion Veliaj u tërhoq pasi u kap me presh në dorë, por është detyra e SPAK të hetojë për këtë rast, e të tjera të ngjashme, në arsenalin e paanë korruptiv të lavatriçes së dytë më të madhe të parave të pista në Shqipëri.

Për dijeni të publikut, në Buletinin e Njoftimeve Publike të Agjencisë së Prokurimit Publik, nr. 179, date 30.12.2022, Bashkia Tiranë ka shpallur njoftimin se në datë 19 janar 2023, ora 10:00, do të zhvillojë tenderin për mbikqyrjen e punimeve për objektin: Ndërtim i “Rrugës Xhon Belushi” dhe degëzimi i saj “Rruga Thoma Filipeu”, me afat 5 muaj kalendarikë.

Pra, lavatriçja gënjeu kur tha publikisht se ka mbi 1 javë që e ka anuluar tenderin e zbatimit, ndërkohë që ky anulim është bërë vetëm kur kandidati rival i tij, Belind Kelliçi, bëri publik faktin që ky tender ishte fiktiv.

Në kundërshtim me Ligjin e Prokurimeve Publike, njoftimi i anulimit të tenderit të zbatimit të “Rrugës Xhon Belushi”, nuk është publikuar ende në Buletinin e Njoftimeve Publike të APP.

Një provë dhe fakt tjetër që provon fiktivitetin është se Bashkia e “lavatriçes”, akoma nuk ka anulluar tenderin e mbikqyrjes se punimeve te kesaj rruge.

Nëse është bërë anulimi i zbatimit të punimeve, sikurse pretendon “lavatriçja”, përpara më shume se një jave, si ka mundësi që vazhdon edhe sot të jetë në fuqi tenderi i supervizimit?

Përse nuk janë publikuar anulimet respektive, si për zbatimin ashtu edhe mbikqyrjen e punimeve të rruges Xhon Belushi, në Buletinin e Njoftimeve Publike te APP-se?

Ja ku e ka provën SPAK: mjafton t’i dërgojë një kërkesë për konfirmim Agjencisë së Prokurimit Publik duke e pyetur se në çfarë date është bërë anulimi i tenderit të mësipërm.

Faktet e mësipërme vërtetojnë vjedhjen që i ngeli në dorë “lavatriçes” së Bashkisë dhe rrenat që na tregoi më pas.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...