Berisha: Ne e kemi logon, gjykata ka dhënë vendimin dhe ne do e mbrojmë

Premte, 13 Janar 2023 15:35

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në konferencën e sotme se PD e ka logon e saj. Ai tha se gjykata e ka dhënë vendimin dhe demokratët do e mbrojnë këtë vendim.

“Ne nuk e kemi logon. Zyrtarisht e kemi logon. Absolutisht në çdo ligj të botës, e kemi logon. Sepse ka një vendim gjykate që e njeh. I gjithë problemi është këtu, Edi Rama nuk lejon regjistrimin e vendimit të gjykatës. Kjo nuk do të thotë se nuk kemi logo, ne e kemi logon.

 

Gjykata ka vendosur. Vendimi i gjykatës për një parti është një kontroll i dokumentacionit dhe i parimeve nëse përputhet apo jo me Kushtetutën. Kaq. Nuk ka punë tjetër. Ke ti objeksione që këto janë false? Në çdo vend të botës ti hap proces tjetër.

Por palë në këtë proces nuk mund të bëhesh kurrë. Sepse nëse vendosim këtë praktikë, ne rrëzojmë çdo vendim gjyqësor. Janë disa parime të paprekshme. Këtu është gjithçka politike dhe ne do i japim zgjidhjen që meriton. Zgjidhja do jetë revolucioni. Pa diskutim. Nuk ka asgjë këtu, gjykatësi ka dhënë vendimin. Ne do i dalim zot vendimit, ligjit,” tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...