‘Legalizon paratë e krimit dhe korrupsionit’/ Meta: Amnistinë fiskale s’do ta ndërmerrja kurrë!

Premte, 13 Janar 2023 21:56
 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se nuk do ta bënte kurrë amnistinë fiskale nëse do të ishte në pushtet në situatën aktuale ku ndodhet Shqipëria.

Në Çim Peka Live, në Syri Tv, Meta tha se amnistia fiskale është një projekt i Rilindjes për të legalizuar paratë e krimit dhe korrupsionit.

 
 
Sipas tij, këto janë akte që dëmtojnë interesat e vendit, dëmton biznesin si dhe vështirëson procesin e integrimit europian të vendit.

“Absolutisht që nuk do e ndërmerrja asnjë iniciativë jashtë një vlerësimi transparent. Jo thjesht me partnerët ndërkombëtar, siç është BE. Jemi në një test të vazhdueshëm. Por edhe pa konsultime me biznesin vendas. Kjo është e qartë që bëhet vetëm për një arsye. Për të legalizuar paratë e krimit dhe korrupsionit. Unë nuk do bëja asnjë akt i cili dëmton interesin e vendit. Dëmton interesin e sipërmarrësve, krijon një problem në raport me procesin e integrimit europian”, theksoi Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...