'Janë kandidatë superiorë'/ Meta: Opozita fiton bashkinë e Tiranës, Elbasanin dhe Durrësin

Saturday, 14 Janar 2023 08:48

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet i bindur se në 14 maj opozita do të fitojë tre bashkitë më të rëndësishme në vend, Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin.

Belind Këlliçi, Igli Cara dhe Luçiano Boçi janë kandidatë të padiskutueshëm dhe superiorë, tha Meta në Çim Peka Live.


"Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin e fiton opozita. Belind Këlliçi në Tiranë, është figurë e re, doli nga një proces transparent. Igli Cara në Durrës, Luçiano Boçi në Elbasan. Këta do të votohen. Luçiano Boçi figurë e re është, ka qenë ndonjëherë kryetar bashkie? Intelektual. Igli Cara, ka qenë ndonjëherë kryetar i bashkisë së Durrësit? Figurë e re është. Janë kandidatë të padiskutueshëm, superiorë në të gjitha aspektet. Kandidojnë për herë të parë në këtë detyrë.

15 maji do të jetë një ditë shumë herë më e mirë për Shqipërinë se 14 maji dhe do të çelë një stinë shumë të zjarrtë ndryshimesh por edhe rikthimin të entuziazmit dhe besimit të njerëzve te demokracia, llogaridhënia dhe tek forcat politike që nuk janë të gjitha njësoj", u shpreh Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...