Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në ‘Task Force’ në SYRI TV me Sonila Meçon, është shprehur se nëse Rama nuk lejon zbatimin e vendimit të gjykatës, opozita do të ngrihet me gjithë forcën e saj për një revolucion për të mbrojtur pluralizmin politik.
Berisha tha se, nuk do të dorëzohen zgjedhjet.
Këtu nëse pluralizmi politik, nëse fati i një demokracie përcaktohet nga një urdhër ekzekutiv për të mbajtur peng vendimin e gjykatës, këtu është fundi. Kjo nuk është gjë tjetër, vetëm asgjësimi i forcës politike dhe pluralizmit. Kjo është dorëzimi i zgjedhjeve.
Nuk po zbatohet vendimi i gjykatës. Unë po veproj për të zbatuar vendimin e gjykatës. Në botë nuk ka forcë që mund të pengojë regjistrimin e një force apo shoqate politike. Ne nuk kemi asnjë lloj tagri për tu dorëzuar para një urdhri ekzekutiv që nuk lejon. Gjykata ka vendosur, unë nuk kam asgjë me gjykatën, sepse ajo ka marrë një vendim.
Unë besoj se revolucioni do të jetë i mbarë shqiptarëve. Me këto zgjedhje ne i japim fund monizmit të Edi Ramës. Ne kemi bërë përgatitjet më serioze për këto zgjedhje, për të marrë pjesë. Atëherë ky nuk do të na lejë të marrim pjesë sepse urdhëron mos regjistrimin e vendimit të gjykatës’, tha gjatë bisedës në SYRI TV, kreut i PD-së, Sali Berisha.