Rama krijoi aplikacion për kontrolluar administratën/ Grenell: Njerëzve nuk mund t'u mbyllet goja!

E Enjte, 19 Janar 2023 21:59
 
 
 

Richard Grenell komentoi në Çim Peka Live vendimin e Edi Ramës për të mbajtur administratën nën kontroll përmes një aplikacioni që gjurmon nëse ata i bëjnë 'like' dhe 'share' postimeve të kryeministrit. 

Grenell tha se mjaft gjëra janë shqetësuese. 

 
 
 Ai shtoi se vetë personalisht nuk do t'u kishte mbyllur gojën njerëzve, por do t'i dëgjonte për arsyet e tyre nëse s'do të ishin dakord me të. 
 

Peka: Por unë po ju jap të fundit se çfarë ndodh në Shqipëri. Kryeministri shqiptar ka ndërtuar një aplikacion i cili kontrollon çdo pjesëtarë të administratës publike nëse i bën like apo jo postimeve të kryeministrit. Nëse jo, largohet nga puna. Ju flisni për Amerikën ne jetojmë në Ballkan, aq më keq në Shqipëri. A e percepton dot një qytetar i lirë amerikan që thotë se kam median time, rrjetin social, se në një vend të Europës, një pjesëtar i administratës që nuk i bën like kryeministrit të largohet nga puna.
Grenell
: Nuk di për këtë aplikacion dhe nuk dua të flas për këtë. Më lejoni të them disa gjëra që më duken shqetësuese. E shoh Amerikën dhe shoh edhe trupën mediatike të Shtëpisë së Bardhë dhe pjesa më e madhe, në fakt shumica dërrmuese e tyre janë të majtë liberalë, leftisë, të cilët e mbështesin Joe Biden me sy mbyllur. Nuk besoj se kjo i shërben Amerikës dhe amerikanët nuk po dëgjojnë të dy anët e historisë. Babai gjithnjë më thoshte, ulu dhe dëgjo njerëz të ndryshëm, mos u thuaj të pushojnë se do të mësosh diçka prej tyre. Kështu unë gjithmonë, dua një dialog të qetë dhe të respektueshëm. Nëse ti nuk je dakord me mua, të kesh shansin dhe të thuash arsyet. Unë nuk dua të ua mbyll gojën njerëzve, por publiku ka për detyrë të ulet të dëgjojë, të presë radhën e vet dhe të japë mendimin e tij. Zyrtarët e qeverisë kanë për detyrë të dëgjojnë të gjitha palët dhe të marrin vendimin

Modifikuar më E Enjte, 19 Janar 2023 22:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...