Takimet me spiunin e Moskës/ Berisha: Rama është agjent influent rus, do kërkojmë hetim parlamentar

Tuesday, 24 Janar 2023 13:49

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se kryeministri Edi Rama është agjent influent i rusëve. Duke iu referuar arrestimit të mikut të Edi Ramës, një ish-zyrtar i lartë i FBI i akuzuar për lidhje ruse, Berisha tha se opozita do kërkojë hetim parlamentar.

“Edi Rama përdori ish-oficerin e policisë sekrete për hetime kundër opozitës në Nju Jork.

 

Dokumentet e Ministrisë së Drejtësisë faktojnë se nga zyra e kryeministrit, Agron Nezës iu dhanë të dhëna konkrete për qytetarë amerikanë që lobonin për opozitën. Këto u vunë në survejim nga aseti i burimeve ruse, McGonigal.

Edi Rama ka biseduar me McGonigal për investime ruse në Shqipëri, sipas të dhënave publike. Se imagjinoni se çfarë ka dosja në fshehtësi.

Nuk them se u takuan në Davos, por ai po kthehej në Europë. Ka rëndësi se Edi Rama, kur e denoncova në parlament këtë lidhje ruse të Edi Ramës, këtë lidhje me një aset të rrezikshëm, Edi Rama reagoi si vijon: Jam krenar me miqësinë që kam me të!

Për të gjitha këtu, rikujton shqiptarëve se nuk janë të rastit qëndrimet e Edi Ramës si agjent influent rus ndaj qëndrimit të Beogrdit për sanksionet ruse.

Agjentët influentë kanë vetëm këto detyra. Të përdorin influencën e tyre në favor të shtetit që i shërbejnë...

...Por, ajo që PD do merret, lidhet obskure të Edi Ramës, Dorian Duçkës, Agron Nezës, në këtë aferë të gjithanshme agjenturore, mafioze, të shumëllojshme.

Në një vend ku ka drejtësi, natyrisht krijohet një grup menjëherë, hetimor, dhe vendosen lidhje të menjëhershme me vendet partnere për një hetim. Kjo nuk ndodh.

SKAP-i i partisë është i betuar se nuk mund të hetojë kurrë partinë e tij.

Atëherë ne do ngremë një komision hetimor parlamentar. Do vendosim lidhje me Kongresin e SHBA. Do japim kontributin më të madh për hetimin e kësaj afere, e cila shëtit si re e zezë mbi qiellin e Shqipërisë dhe më gjerë.

Edhe njëherë, dënoj këtë bashkëpunim mafioz agjenturor me zyrtarin më të lartë të arrestuar ndonjëherë të FBI me lidhje ruse.

Shqiptarët duhet ta kenë të qartë se kryeministri i tyre është në hetim të përgjithshëm nga jo një, por disa vende,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Indrit Hoxha:Nga Vora gati per 11 shkurt ora 12:00 ne shesh!

Politikë

Indrit Hoxha:Nga Vora gati per 11 shkurt ora 12:00 ne shesh!

Kandidati i dale nga primaret qe do te perfaqesoje PD per Bashkine e Vores Indrit Hoxha ka dale me nje thirrje ne rrjetet sociale ku fton qytetaret e Vores dhe te...

Berisha: Çfarë kërkesash bëri McGonigal për SPAK-un e partisë?

Politikë

Berisha: Çfarë kërkesash bëri McGonigal për SPAK-un e partisë?

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi dje se agjenti i diskredituar i FBI, Charles McGonigal ka zhvilluar takime edhe në SPAK. “Këtu McGonigal është përdorur nga Edi Rama për qëllime nga më...

Zbërthehet pastruesja: Alda më kërkoi t'i ruaja paratë që vinin me çanta, vjedhjen e inskenova

Politikë

Zbërthehet pastruesja: Alda më kërkoi t'i ruaja paratë që vinin me çanta, vjedhjen e inskenova

Zbërthehet pastruesja Rozeta Dobi, pastruesja e arrestuar për vjedhjen e parave në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” dëshminë e plotë të pastrueses, e...