Mori 225 mijë USD nga një agjent i SHISH, çfarë deklaronte Rama për ish-zyrtarin e FBI: Ka qenë dhe është miku im

E mërkurë, 25 Janar 2023 09:38

 

McGonigal përballet me dy akuza në SHBA, ku njëra prej tyre lidhet me marrjen e parave nga një oligark rus për të fshirë emrin e tij nga lista e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, ndërsa tjetra lidhet me vizitat e tij në Shqipëri dhe marrjen e një sasie parash prej 225 mijë euro nga një punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Sipas mediave botërore, ai ka pasur takime edhe me kryeministrin Edi Rama. Më herët, Kryeministri Rama ka folur lidhur me McGonigal, për të cilin ka thënë se ka qenë dhe është miku i tij dhe ka shtuar se akuzat ndaj tij nuk kanë të bëjnë me të dhe vendin tonë. “Shefi i Kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im nuk diskutohet. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA kjo është çështje e tij me drejtësinë atje. lëreni të flasë drejtësia në SHBA. 

Nuk bëhet drejtësia e nuk nxirren fajtorët e nuk bëhen akuzat në këtë farë feje se është e tmerrshme. Dhe nuk është e tmerrshme për mua, sepse nuk kam asnjë problem dhe për sa kohë vijoj në këtë detyrë i kam marrë parasysh dhe pres më shumë se kaq, i pres të gjitha. Por, është e tmerrshme për këtë popull për këtë vend, për gjithë ato që ne i konsiderojmë vlera shqiptare e parime e tradita. 

Çfarë të them më shumë se kaq. Bëhet fjalë për një çështje në SHBA që s’ka asnjë lidhje me mua, me qeverinë shqiptare, biznes të çfarëdollojshëm, me këtë teori i bie që ne nuk duhet të takojmë askënd sepse nesër dikush mund të ketë një problem me drejtësinë në vendin tij. Kjo është çmenduri”, deklaronte Rama

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...