Skandali Rama-McGonigal trondit Kongresin e SHBA/ Republikanët dhe demokratët kërkojnë shpjegime nga FBI

E Enjte, 02 February 2023 21:18

Aq e rëndë është situata politike, sa edhe republikanët, edhe demokratët, kanë kërkuar informacione nga FBI për këtë skandal. 

 
 

Kryetari republikan i Komisionit Hetimor të Dhomës së Përfaqësuesve, Jim Jordan, i ka dërguar një letër FBI-së, duke kërkuar detaje për rastin e McGonigal.

Letra për drejtorin e FBI, Chris Wray është nënshkruar nga kryetari i komisionit, Jim Jordan dhe kongresmeni tjetër republikan Matt Gaetz.

Republikanët kërkojnë edhe informacione nëse FBI ka nisur një hetim për rastin e McGonigal, përfshi këtu edhe rishikimin e çdo dokumenti për të zbuluar se si ka qenë e mundur që të korruptohet një zyrtar kaq i lartë i FBI.

Jordan dhe Gaetz thonë se data 16 shkurt është afati final për kreun e FBI që të dërgojë një përgjigje.

“Kjo sjellje e keqe gërryen më tej besimin e publikut në sjelljen e FBI-së dhe veprimet e zbatimit të ligjit,” thuhet në letrën e republikanëve, që janë pjesë e një komisioni hetimor që do të shqyrtojë përdorimin e agjencive federale amerikane si armë politike.

Por për të kuptuar sa i rëndë është skandali, mediat amerikane shkruajnë se edhe senatori më i rëndësishëm demokrat ka kërkuar informacione nga FBI për rastin e Charles McGonigal.

Senatori Dick Durbin, që drejton Komisionin Hetimor të Senatit, shkruan në letrën e tij se akuzat janë shumë shqetësuese.

“Këto akuza janë jashtëzakonisht të rënda dhe ngrenë shqetësime në lidhje me ndikimin e mundshëm që kjo sjellje e keqe mund të ketë pasur në çështjet e kundërbulimit të FBI-së dhe hetimet penale,” thuhet në letrën e senatorit Durbin për kreun e FBI, Christopher Wray.

Në letër thuhet se të dy paditë, qoftë ajo për oligarkun rus, qoftë ajo për rastin shqiptar, tregojnë se McGonigal ka vepruar në këtë mënyrë edhe kur ishte në detyrë si agjent special.

Durbin pret përgjigje nga kreu i FBI-së deri më 15 shkurt

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...