Berisha: PD do ngrihet e tëra në këmbë deri në largimin e Ramës nga pushteti

E Enjte, 02 February 2023 21:23

Temë e takimit ishte situata politike në vend, skandali “McGonigal” dhe përfshirja e kryeministrit Edi Rama në një skandal të këtij niveli që përfshin FBI.

Berisha: Rama të cilin ne me të drejtë , me fakte e dokumente e kemi shpallur prej kohësh armik të votës dhe qenies sonë, faktohet se nga 2017 deri sot, ky demon pushteti e njeri pa princip, ka punuar fshehtas dhe haptas për shkatërrimin e PD dhe opozitës në vend. Ka mobilizuar fonde, ka blerë e korruptuar për faqen e zezë të tij dhe atyre, individë ndër më të fuqishmit mbi tokë në fushën e sigurisë, siç është rasti i ish-shefit të kundërzbuimit të FBI, McGonigal. Ky akt armiqësor ndaj vendit të madh të lirisë, vendit që udhëheq NATO-n dhe është përgjegjës për sigurinë e botës së lirë, del jashtë çdo lloj imagjinate që të bëhet nga dikush tjetër, veç armiqve të SHBA e NATO. E vërteta është se midis rekrutimit me korrupsion që Rama i bëri McGonigal, përdorimit të tij kundër opozitës, vendosjes së monizmit në Shqipëri, investimeve të mëdha të Deripaskës në Tiranë, ka një lidhje të pazgjidhshme.

Kryetari i PD-së shtoi se kanë për detyrë që si forcë politike të largojnë menjëherë pushtetin e kryeministrit Rama. Sipas tij, Rama ka kryer aktet më armiqësore ndaj sigurisë së një vendi të madh që ka bërë më shumë se kushdo për lirinë e shqiptarëve.

Berisha: Ajo çka ne si forcë politike pro perëndimore na bie si detyrë, është largimi i menjëhershëm nga pushteti i këtij njeriu që në thikën pas shpine që i futi marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, është një barrë e rëndë për çdo shqiptar qenia e tij në pushtet. Barrë morale dhe jo vetëm.

Largimi i tij është i domosdoshëm për të distancuar çdo shqiptar veten nga ky individ që nuk ngurron të kryejë aktet më armiqësore ndaj sigurisë së një vendi të madh që ka bërë më shumë se kushdo për lirinë e shqiptarëve. Prova e demokratëve është provë e madhe, mision përmbushja e të cilit është shpëtimi i Shqipërisë. Çdo dit që Rama qëndron në pushtet është turp për çdo shqiptar.

PD do ngrihet e tëra në këmbë, deri në largimin e tij nga pushteti. Kemi përcaktuar si misin largimin e Ramës për kthimin e votës së shqiptarëve. Por me faktet e reja largimi i tij bëhet dy herë më rëndësishme largimi i tij, me veprime që mund ti bënte vetëm Lukashenko apo aleati i Putinit, jo një vend aleat i NATO-s.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...