Berisha: Hetimi i Kongresit amerikan për skandalin McGonigal është një tjetër ‘bombë’ për Ramën

Premte, 03 February 2023 13:00

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në konferencën e përjavshme se hetimi i Kongresit amerikan për aferën Rama-McGonigal është një tjetër bombë për kryeministrin shqiptar.

“Teksa përpiqej të mashtronte se Edi Rama nuk është nën hetim për aferën McGonigal, që përbën krizën më të rëndë në fushën e zbulimit, aktin më të shëmtuar në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, dëshminë më flagrante për Edi Ramën si njeri, që nuk ka asnjë normë morale, asnjë parim, asnjë princip dhe që është i aftë të ndërmarrë çdo akt për llogari të karriges së tij, minimumi, për të mos thënë se ka edhe shkaqe që nuk i dimë...

 

Por, tek rrekej i shkretuar në shpirt për të mashtruar shqiptarët, i vjen si bombë njoftimi se ka filluar një hetim i dytë për Edi Ramën, krahas prokurorit të SHBA. Tashmë është Kongresi i SHBA që është përqendruar në një hetim të plotë për aferën McGonigal.

Kongresmenët Jordan dhe Gaetz njoftojnë se kanë vendosur të hetojnë çdo dokument të McGonigal, pra çdo dokument ku emailet e Edi Ramës kanë shkuar në kundërshtim me çdo ligj në emailin zyrtar sekret të McGonigal.

McGonigal ka dy dosje, njëra është dosja njujorkeze, tjetra është dosja shqiptare. Pra, do hetohet çdo dokument.

Kongresmenët kërkojnë të mësojnë se çfarë po bën FBI për të hetuar influencat e papërshtatshme të aktorëve të huaj mbi zyrtarët e FBI siç është McGonigal. Pra influenca e Edi Ramës mbi McGonigal,” tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...