Dëshmia tronditëse: Faik Ymeri i shantazhoi ‘Devollët’ në emër të McGonigal

Saturday, 04 February 2023 16:04
ADVERTISING
 

Drejtuesi i emisionit, analisti Çim Peka, shfaqi mesazhin e një kolegu në të cilin flitej për mënyrën se si organizoheshin këto takime dhe pyeti z. Zeka në kishte të vërteta në to. Ndiqni këtë moment të bashkëbisedimit midis tyre, prej nga ku Zeka publikoi dhe një emër konkret.

 
 
 
 

Peka: Nëse ju besoni se realisht janë zhvilluar këto takime apo jo, dua në ekran mes meje dhe z. Zeka këtë bisedë (tregon mesazhin më poshtë):

 
 

)Image

“Ideja është që ata kishin letra origjinale nga djali i FBI, nga McGonigal; thjesht ndryshuan emrat në to dhe i përdorën për t’u treguar njerëzve se do të futeshin në listën e zezë nga SHBA dhe nëse paguanin, mund të ndalohej."

"Pyetja ime është se çfarë do të thotë kjo? Djali i FBI i shantazhonte me dosje origjinale duke vendosur emrat?"

"Djali i FBI, sipas kolegut, kishte akset në dosjet origjinale të përdorura në listën e zezë të rusëve nga SHBA, i morën ato dhe i ndërruar emrat me emra shqip, politikanësh apo biznesmenësh shqiptarë është ideja dhe thotë kjo është një gjë shumë egër. Një kthesë e re është se djali i FBI në Tiranë, partnerët e tij, kishin letra që dukeshin të ligjshme, logon e FBI, që do t’ua prezantonin biznesmenëve nëpër qytet, të cilët mund të dyshoheshin se bënin gjëra që mund të futeshin në listën e zezë nga ne. Më pas ata do të afronin një takim me djalin e FBI, zakonisht në Vjenë, ku biznesmenët e frikësuar do të inkurajoheshin të paguanin partnerët 1 deri në 5 milionë."

Peka (vazhdon): Ky është pretendimi i një kolegu ku mendohet se në Vjenë është kryer ky operacion. Në fakt, edhe në dosjen e Departamentit të Drejtësisë flitet për takimin në Vjenë të një politikani biznesmen shqiptar me McGonigal. Me aq sa ju e keni njohur, nga takimi që keni pasur me McGonigal, nga takimi që keni pasur me Agron Nezën, i besoni këtij operacioni mashtrimi?

Milaim Zeka: Unë, në mënyrë absolute nuk mund të deklaroj asgjë për Çarlin, por mund të deklaroj për kontaktin e Agron Nezajt, i cili mbase ka qenë viktimë, por të gjitha këto dokumente të falsifikuara me vulën e FBI, edhe me vulën e CIA-s amerikane janë përdorur nga një person në Bruksel me emrin Faik Ymeri, i cili i ka futur të gjithë në lojë dhe ka kërkuar deri në 10 milionë euro haraç, dëmshpërblim, nga biznesmenë të Kosovës për t’i hequr nga listat e zeza. Sigurisht që ky njeri është thirrur në shefin e FBI, sigurisht po them, por kjo është duke u hetuar nga agjentët e NATO-s në Bruksel, është duke u hetuar nga CIA amerikane dhe nga FBI sepse ky person i ka shantazhuar shumë biznesmenë dhe po them vetëm një emër: e ka shantazhuar grupin e kompanisë “Devolli”, njerëzit më të fuqishëm në Kosovë. Dhe unë e besoj se është e mjaftueshme kjo./ar.sh/SYRI.NET

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...